Bie numri i infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 të infektuar dhe 6 viktima nga COVID-19. Numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID e mban Tirana e ndjekur nga Elbasani, Fieri e Shkodra. Ndërsa viktimat si pasojë e virusit nisin që nga mosha 47-vjeç deri në 83 vjeç. I lartë mbetet dhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ku 625 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.

Nga 2865 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshuarve 47 – 83 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Prill 2021)

Lexo edhe :  Sulmet e Metës dhe Veliaj në SPAK/ Ambasadori i BE në Tiranë: Lëreni të bëjë punën e vet!

Raste të reja ditore 336

Të shëruar në 24 orë 625

Të shtruar në spitale 276

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2865

Testime totale 564,565

Raste pozitive 125,842

Raste të shëruara 92,500

Raste Aktive 31,095

Humbje jete 2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21739

Fier 2549

Durrës 1269

Gjirokastër 1253

Shkodër 1186

Vlorë 949

Korçë 769

Elbasan 347

Lezhë 294

Kukës 360

Dibër 326

Berat 54

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV