Luhen 3 ndeshjet e fundit, mbyllet java e 26-të e Kategorisë Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 3 takimet e luajtura të dielën, është mbyllur edhe java e 26-të e Kategorisë Superiore, e cila, sidoqoftë, pas dy ndeshjeve të së shtunës, e ka lënë të ngjeshur kreun e renditjes, por ka edhe një risi. Kjo sepse Tirana, “kampione” në fuqi, shpreson ende te titulli dhe tashmë numëron 5 pikë më pak se Teuta dhe Vllaznia, kurse zona e Kupat të Evropës është vetëm tre pikë larg.

Bardheblutë janë në këtë situatë pas një tjetër fitoreje, këtë herë kundër Apolonisë me rezultatin 5-2 në Stadium “Arena Kombëtare”. Një ndeshje që pati plot 7 gola dhe skuadra kryeqytetase e pa veten edhe në disavantazh. Tirana e zhbllokoi ndeshjen 19 minuta nga nisja e ndeshjes, pas një goditjeje dënimi të Idriz Bathës. Por festa bardheblu nuk zgjati shumë.

Levendi fillimisht barazoi dhe në minutat shtesë të pjesës së parë e kaloi Apoloninë në epërsi. Tirana në pushim mori këshillat e trajnerit Shehi dhe barazimi erdhi pas një gabimi të miqve, që u shfrytëzuar nga Seferi, i cili pasoi për argjentinasin Torasa. Më pas, Tirana fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Batha, kurse Ismajlgeci dhe Kale vulosën fatet e këtij dueli me dy gola të tjerë që futën fitoren në “kasafortë”.

Të dielën u luajt edhe në Elbasan, aty ku Kukësi u zhyt në krizë nga Skënderbeu. Korçarët morën fitoren e dytë radhazi, falë një goli të shënuar nga Mensah në pjesën e dytë. Tashmë Bylisi, që nuk shkoi dot më larg se një barazim 1-1 në shtëpi me Kastriotin në ndeshjen e luajtur pasdreke, është vetëm katër pikë larg dhe skuadra e Memellit do mundohet që të sigurojë qëndrimin në Superiore, kurse Kukësi në vijim mund të rrezikojë edhe zonën e “play-out”-it.

Të fundit

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

Lajme të tjera

Web TV