Rrëfimi i malësorit homoseksual që dashuroi shokun e ngushtë: Do më vrasë gjyshja po s’patëm fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York ka pasion gatimet shqiptare.

Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria. Ai sot ishte në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është homoseksual.

Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin seksual.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.

“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, avokati pranoi se në planet e tyre është dhe një fëmijë.

“Do më vrasë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.

Të fundit

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Lajme të tjera

Web TV