Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ish-deputeti vuante nga ndonjë sëmundje.

Ai ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.

Baruti punonte si profesor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Familjarë, miqë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.

Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.

Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!

Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!

Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!

Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.

Ndërsa, të pame nuk do të ketë!

Të fundit

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në...

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon “kurthin” që SHBA-BE ka...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Lajme të tjera

Web TV