Operacion antidrogë në Korçë/ Sekuestrohet kokainë e heroinë, arrestohen porositësit me poseduesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kuadër të operacionit antidrogë “Porositësi” në Korçë janë arrestuar 3 persona. Policia njofton se janë sekuestruar 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Në pranga kanë rënë Fatjon Kosturi 18 vjeç, Martin Kosturi 20 vjeç, Olivert Vreshtullav 38 vjeç. Në lagjen nr. 10, Korçë gjatë kontrollit fizik të ushtruar Fatjon Kosturit iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit Fatjon Kosturi dhe Martin Kosturi, ndërsa porositësi i saj ishte Olivert Vreshtullav.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Porositësi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve posedues të sasisë dhe tjetri porositësi i saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Porositësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasit e mësipërm ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Mori parfumin në aeroport dhe iku pa paguar, kush është deputeti “skifter”

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili...

‘Çmenden’ ndjekësit, ja kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Qatip Osmani reagon pas shkarkimit: “Vendim i papritur, largohem me kokën lart@

Trajneri Qatip Osmani, i cili u largua nga drejtimi i Vllaznisë mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat,...

Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet fjalë Sergei Mingazov, sipas asaj...

Rithemelimi dhe PL protestuan për 2 orë, ekspertët ‘zbarkojnë’ para Bashkisë së Tiranës

Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat...

Lajme të tjera

Web TV