“E kishin bërë dhe atë të fliste me vete”/ Rama: E gjeta luanin në kopshtin zoologjik që hante karota, e bënë lepur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e mbylli takimin në njësinë 2 në Tiranë me apelin për të votuar numrin 12, duke kujtuar se çfarë bëri Pd në kohën kur kishte pushtetin.

Ai mori disa shembuj dhe një ndër to ishte dhe gjendja e kopshtit zoologjik të Tiranës.

Rama: Meqë fasada qenka kot, o Luli lëri xhelin, dil me flokë pa krehur, xhel po, pudër po, bëhu si puna ime kur isha i vogël, dil haptaz.

Jo po të gjitha gratë të mos krihen më , të lënë mjekrra, të bëhen se ai i Kavajës që ma bëri Grida kushëri, se i sheh Grida nga qimet, unë kam kushëri Pandin që është tas.

Çfarë i djathtë je , mor të marrsha të ligat, rri i djathtë, ha dhe djathë merr dhe raki, nuk të kërkoj të bëjmë krushqi se jam i martuar përfundimisht, po të lutem shumë mos shko pas perihait se do qelbet Tirana.

Më çoni diku dhe më thoni këtë e bënë këta, jo nuk ka ,jo më qindra siç kemi bërë ne.

Mos të flasim për kopshtet se s’kanë fëmijët ku të shkojnë. Unë e gjeta kopshtin zoologjik me luanë që hanin karrota,e bënë luanin, lepur. Si mor i thashë unë, po kështu tha drejtoresha. I kishin ra flokët komplet, ia kishte sjellë Saliut sulltani Bruneit dhuratë, dhe i bënë lepuj , ia kishin shtruar dhe kafazin me pllaka banjo.

Po ditën e dielë i japim patate, më tha drejtoresha .Këta luanin e bënë të flasi me vete, jo më të tjerët, se ma heqin trurin fare.

Piramidën e Enverit po e bëjmë qendër për vajza dhe djemtë tuaj, do mësojnë kodimet, do punësohen në tregun e madhe online, çfarë komunizmi po luftoni ju.Jam i bindur që PD është e mallkuar nga Enveri dhe nuk ngrenë kokë.Luftojnë komunizmin. NË 25 PRILL shqiptarët do votojnë 12 e pavarësisë.

Të fundit

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz...

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, ekspertët:Rritje artificiale, “qielli” është limiti

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të...

Rreziku që sjell tatimi te profesionet e lira

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë...

Lajme të tjera

Web TV