Mazhoranca e vendosur, nisin procedurat për shkarkimin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Partisë Socialiste po mbledhin firmat për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta para se të mandatohet qeveria e re dhe Parlamenti i Ri. Nisma me argumentin se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Procedurat që parashikojnë rastet kur shkarkohet presidenti dhe vendimi përfundimtar që kalon nga Gjykata Kushtetuese.

Nga Fernada Cenko

Deputetët e Partisë Socialiste kanë filluar të mbledhin firmat për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ky vendim është marrë pasi sipas tyre, presidenti ka dalë jashtë detyrës së tij Kushtetuese para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Presidenti Meta u mbajt mend gjatë fushatës elektorale për thirrjet e tij të dhunshme, duke u bërë palë me subjektet garuese, ndërkohë që në pozicionin e tij ai është mbi palët. Meta, përveç kësaj doli për fushatë elektorale në të gjithë Shqipërinë. Tashmë që Partia Socialiste fitoi 74 mandate dhe ka të sigurt vijimin e qeverisjes ka marrë në dorë rrëzimin e Presidentit Ilir Meta, përpara se atij ti mbaronte mandati. Pra qeveria kërkon që ta rrëzojë Presidentin para 24 korrik 2022, atëherë kur përfundon mandati. Edhe kjo lëvizje duket se do të bëhet shpejt e shpejt, përpara se të mandatohet Kuvendi i Ri. Sigurimi i 94 votave për të vulosur shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, duket se nuk do të jetë problem për mazhorancën qeverisëse, pasi ajo ka tashmë 122 deputetë të cilët mund të vihen në dispozicion për të siguruar 94 vota.

Po cfarë do të ndodh me shkarkimin?

Pasi të mblidhen firmat dhe të kalojë për votim në Kuvend shkakrimi i Presidentit, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të ushtrojë detyrën e tij, pas shkarkimit të Metës. Në nenin 90-të të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë flitet mbi procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës në tri pika të këtij neni. Në pikën e dytë jep shpjegime për veprim ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga ana e Presidentit dhe thuhet se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Dhe pasi Kuvendi voton për shkarkimin, është Gjykata Kushtetuese që vendos për aktin e Kuvendit. “Vendimi i kuvendit në bazë të pikës 2. të nenit 90 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas pikës 3. të po këtij neni, i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në nenin 90, të Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe nëse Gjykata vendos për vlefshmërinë e aktit të dalë nga Kuvendi, deri në shpalljen e procedurave për Presidentin e ri, vendin e zë Kryetari i Kuvendit në detyrë, i cili është Gramoz Ruçi. Ruçi mund të mandatojë edhe qeverinë “Rama 3” në detyrë. “Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”, thuhet në nenin 91. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. Shkarkimi përfundimtar i Metës gjithsesi mbetet në duart e Gjykatës Kushtetutese, por Partia Socialiste është e vendosur për të çuar deri në fund këtë nismë.

Lexo edhe :  Basha 11 muaj para zgjedhjeve: Parlamenti i ka ditët e numëruara, ne kemi plane të qarta

Zbardhet mesazhi i Grupit Parlamentar të PS-së për shkarkimin e Metës

Nga Grupi i Partisë Socialiste në Kuvend ka mbërritur një mesazh tek deputetët e majtë, por jo ata që erdhën rrishtaz në Kuvend. Në mesazh thuhet se duke u bazuar në shkeljet e Presidnetit përpara dhe gjatë fushatës do iniciohet procedura për shkakrimin e Metës. “Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qëllim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh. Sekretari Organizativ të Partisë Socialiste Arben Pëllumbi tha se forca e tij politike të hënën nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President. Ai u shpreh se sjellja e Presidentit ka qenë në kundërshtim me pozicionin që ka duke shtuar se do mbledhin faktet për shkeljet që ka bërë ai gjatë kohës që ka qenë në krye të shtetit. “Ne e kemi thënë se sjellja e Presidentit gjatë gjithë kësaj kohe, ishte në kundërshtim me pozicionin që ka. PS do mbledh fakte që do na çojë drejt fakteve të Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do vendos për shkarkimin e tij“, tha Pëllumbi.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV