Basha duhet të jap dorëheqje, por nuk e lë Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit prodhuan një mandat të tretë për Ramën, duke siguruar po aq mandate sa në viti 2017. Si e lexoni votën e shqiptarëve?

Ata që nuk dinë të lexojnë humbjen, natyrshëm nuk dinë të lexojnë edhe fitoren. Ka disa njerëz që po e lexojnë humbjen si pasojë e disa cicmiceve teknike. Opozita thotë se ‘e humbëm për shkak të koalicionit të munguar’, po këta thonë se ‘na i blenë’; po këta thonë se ‘na prishi punë qeverisa’. Secila prej këtyre arsyetimeve ushqen përgjigjen e pasaktë sikur ‘PS i fitoi zgjedhjet sepse bëri ligjin, bëri kushtetutën, bëri kandidatët…’. Në të gjitha rastet këta harrojnë se ka një popull, se ka një milionë e ca votues që përbëjnë autorin, aktorin, protagonistin dhe përfituesin e fitores së PS. Është shumë e thjeshtë: Votuesit, kur shkuan në votime, bënë dy korsi rruge: Ata që votuan për PS kërkuan një ombrellë dhe një çati të sigurt mbi kokë; ndërsa opozitarët menduan ‘haj mo, rrimë edhe në shi’. Opozita nuk siguronte asnjë garanci shtetërore për popullin; garancinë maksimale mes të dy palëve e siguroi Partia Socialiste, për herë të tretë. Kjo është arsyeja e parë, e dytë dhe e tretë pse PS fitoi zgjedhjet. Jetojmë në shekullin e shoqërisë me shtet, dhe individi kërkon shtet.

PD si forca kryesore opozitare ndonëse nuk arriti të merrte pushtetin, pati një rritje të ndjeshme, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Elektorati “shtesë” i saj erdhi nga fryma e krijuar apo mori votat e saj tradicionale të cilat kishin kaluar nga LSI?

Shpesh kemi vënë re nota mëshirimi për PD dhe i kemi thënë se ‘u rrit’. Nuk është e saktë. PD shkoi në veten e saj, te 59-60 deputetë. Ajo mori votuesit që ia kishte huazuar LSI-së në zgjedhjet e kaluara; kaq. Shikoni, LSI kishte 22 deputetë e tani ka 4. PD kishte 43 e tani ka 59. Domethënë se ka marrë 18 nga LSI. 43 plus 18 a bëjnë 61? Që do të thotë afër numrit që mori. Në zgjedhjet e ardhshme 4 deputetët e LSI ndahen mes PD dhe PS. Kaq mbetet PD, kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet e vetme.

Brenda PD duket se ka zhvillime të reja, ku një pjesë kërkon dorëheqjen e Bashës, ndërsa lobi i Bashës kërkon qëndrimin e tij në krye të PD-së. Çfarë lëvizje shihni? A duhet të jepte dorëheqje Basha?

Kështu ka ndodhur në PD-në e Berishës gjatë gjithë jetës së saj. Ka pasur dhe ka luftë trockistë. Nëse bota njeh tre luftëra të mëdha, PD ka provuar 13 lufta shpartalluese brenda për brenda PD. Lideri i saj, fillimisht ka përdorur ‘Ramiz Alinë’ për të shpartalluar kundërshtarët. Ai që nuk i lëpihej kryetarit, ai akuzohej si ‘spiun i Ramiz Alisë’. Janë dhjetëra nga anëtarët themelues të PD, nuk ia vlen tua shkruajmë emrat. Pastaj ‘mprehu’ Zhulalin nga periferia për të sulmuar këta të qendrës. Pastaj përdori Blerim Çelën për të akuzuar Gramozin, Azemin, mua, Gencin, Rexhepin…, më në fund përdori Lulin për të hequr nga listat Jozefinën, Ben Imamin, Astrit Patozin, etj. Tani ja ku jemi: Lul Basha duhet të japë dorëheqjen, por Lul Bashën do ta mbajë Berisha edhe sikur gjithë fiset e demokratëve dhe gjithë shqiptarët të ngrihen e të kërkojnë dorëheqjen. Luli është më shumë se Berisha në të keqen; sepse Luli është thjesht roje e ‘kullës së barit’ ku ruhen mëkatet e mëdha të Berishës prej 30 vjetësh. Askush tjetër nuk mund t’i marrë në dorë ata çelësa. Edhe sikur PD të zvordhët e të mbetet me 4 deputetë (sa LSI), prapë ashtu vlen për kullën e barit dhe Luli do të jetë kryetar i saj. Veçse tani po kuptohet çfarë është kjo parti, e kthyer në një mallkim për vendin.

Lexo edhe :  Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për t’i propozuar Hailey-t

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Rama i ka kërkuar Grupit Parlamentar të tij, nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës. Shkarkimi i Metës është kapja e çdo pushtetit nga Rama apo një funksionim me përpikmëri i ligjit dhe Kushtetutës?

Edhe sikur të donte Rama, edhe sikur të ishte i tillë, nuk mund ta ‘kapë postin’ e presidentit. Pse? Sepse presidenti nuk ka asnjë pushtet kushedi, aq më pak ndonjë pushtet që nevojitet për ta pasur në dorë kryeministri. Presidenti ka vetëm pushtetin që të mos bëjë keq- siç bëri ky në mënyrën më të tmerrshme. Presidenti ka pushtet vetëm që të mos bëjë thirrje për konflikt në popull; ka pushtet vetëm që të sillet, të flasë dhe vishet hijshëm. Nuk po them që ‘të mos pijë raki e të dalë i dehur’, nuk po them që ‘të mos lajthisë’; nuk po them që të mos bëjë figurë të keqe në publik apo të rrahë policët. Shkarkimi i këtij presidenti është si të këpusësh një frutë të pjekur më shumë se duhet; frutë që duhet këputur para se të bjerë ‘plluç’ përtokë.

Faktori ndërkombëtar u shpreh në njohje të rezultatit, ndërsa u bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë gjerësisht në reformat kryesore. Çfarë parashikoni, Rama do të ndajë pushtet real me Bashën dhe nëse po a bie përfundimisht fryma e opozitarizmit në vend?

Njohja e zgjedhjeve është një shans për opozitën, që të dëshmojë më në fund një akt të mirë për kombin. Po të mos njohë zgjedhjet humb për vete dy jetë më shumë. Aleatët tani po na vëzhgojnë. Ideja e Ramës për bashkëpunim me opozitën është ide që e bën politiken tonë aq moderne sa edhe politika e vendeve në Evropë. Është një ide që zbut dhe përsos jetën tonë shtetërore e politike. Është një ide që e sjell opozitën në rolin e saj të dobisë ndaj kombit: Të pranojë e të ndihmojë në europianizimin e vendit, të mos pengojë zgjidhjen e çështjeve të kombit, si buxheti, konstitucioni, Drejtësia, tërmetet, pandemitë, diplomacinë, etj. Nuk është fjala për të krijuar kabinet të përbashkët qeveritar. Ç’kuptim do të kishte? PS ka 74 deputetë, pse i duhen të tjerë?

Të fundit

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të...

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

Nga Ylli Pata Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita...

Pas dështimit të protestave në Tiranë, Berisha transferon Këlliçin në Elbasan

Pas humbjes së thellë përballë Erion Veliajt, por edhe deshtimit te protestave ne Tirane, duke mos mbledhur dot as 50 militante para Bashkise se...

Von der Leyen: Nëse Putin ndal bombardimet, negociatat janë të mundshme

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir Putin ndal bombardimet. Këtë deklaratë...

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV