“Meta interpreton Berishën”/ Lefter Koka rrëfen sulmet e Presidentit ndaj djalit dhe vëllait të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i konfirmuar tashmë në radhët e PS-së në Durrës, i cili mundi të siguronte votat për t’u futur në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Lefter Koka ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, ndonëse gjatë këtyre viteve ka qenë Kreu i Shtetit.

Koka: Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj.

I pyetur se si është ndjerë në momentin që Presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin për sulme politike, Koka u shpreh se: “Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bri s’jam ndjerë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”.

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV