Vizita e parë pas zgjedhjeve vjen nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Konferenca në Rinas midis Kryeministrit Rama dhe drejtuesit të lartë të BE, Varhelyi, ishte kontakti i parë i drejpërdrejtë politik me jashtë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe kjo është BE-ja, që paraqitet si prioritet dhe progresion për të ardhmen, që mbetet procesi i integrimit. Ndonëse Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat, ka mbetur ende e pacaktuar data e konferencës ndërqeveritare që do të përcaktojë dhe detyrat e rrugëtimit të vendit në familjen evropiane. Kriza e brendshme në BE ku anëtarë të veçantë shprehnin skepticizëm për procesin e zgjerimit të BE, e shoqëruar kjo dhe me një krizë të brendshme ku opozita kish braktisur institucionet dhe provokoi një stinë protestash, të gjitha këto pra, ndikuan që data e axhendës për Shqipërinë të shtyhej. Gjithësesi destinacioni mbetet i njëjtë ashtu si dhe vullneti për të vijuar në procesin e anëtarësimit në BE. Nga ana tjetër, dhe vizita e Konisionerit për Zgjerim shpreh gatishmërinë e BE për të ndihmuar në vijimin e precesit. Nuk ka më protesta të opozitës, por janë kryer zgjedhjet, të cilat gjithësesi janë njohur dhe certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare. BE e njeh tashmë fituesin pasi ndryshe nuk do të dilte në konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama. Gjithësesi dihen dhe problematikat që shkaktojnë deklaratat e PD për mosnjohje te rezultatit. Në këtë aspekt Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh të qartë se Shqipëria pa një parlament të ri të plotë nuk ka për të ecur drejt BE. Askush nuk dëshriron një dalje të re të opozitës nga institucionet, çka jo thjesht do ta dëmtojë vetë atë, por që sidoqoftë lë një njollë në funksionalitetetin e demokracisë në Shqipëri, dhe që sidoqoftë hedh dyshime të rënda për pjekurinë e demokracisë në vend. Gjë e cila do e gjykonte negativisht dhe ecurine e vendit në procesin e antarësimit. Pavarësisht se Komisioneri për Zgjerim nuk e njeh ambiguitetin e deklaratave të politikanëve shqiptarë, siç ishte rasti i Bashës ku ndonëse thoshte që nuk njeh rezultatin, deklaron se grupi i deputetëve të PD do të jetë në shtator në Parlament. E gjitha kjo është është e pakonceptueshme për një evropian, pasi të thuash që nuk njeh rezultatet dhe të shkosh në parlament, janë dy gjëra që i rrinë larg njëra-tjetrës. Pavarësisht kësaj pra, halli se parlamenti nuk do të jetë i plotë është çështje e zgjidhur dhe tashmë mbetet vetëm çashtja e formulave të reja deklarative të PD pasi të qetësohet disi trauma e humbjes e të harrohet dhe çështja e dorëheqjeve. Në ndihmë të opozitës kësaj rradhe ishte dhe Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp komisionerin Oliver Varheyli, duke ripërsëritur se dora për Partinë Demokratike do të mbetet e shtrirë, për të bashkëpunuar për reformat dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Vullnet im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve, në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, dhe… do të fokusohemi plotësisht te punët e mëdha, për të cilat jemi votuar… PD është e mirëpritur kurdo qoftë e sido qoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën si mund të kontribuojmë bashkërisht për të shtyrë sa më shumë përpara punët dhe patjetër edhe integrimin europian të Shqipërisë.” Kjo deklaratë tregoi se ftesa gjatë fushatës elektorale nuk ishte retorikë dhe në këtë aspekt duket se po hyhet në një fazë të re, asaj të një detante politike dhe me kontribut shumëpalësh për një sërë reformash. Ku integrimi i vendit në BE duket se është parësor.

Lexo edhe :  “Ca për brekët e ca..”, Baze: Çimi, i vetmi gazetar që ka arritur t’i marrë lekë Berishës

 

 

Të fundit

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV