A do të kandidojë Bujar Nishani për kryetar të PD-së? Përgjigjet ish-presidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bujar Nishani është përgjigjur për herë të parë pyetjes nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. I ftuar në ‘abc’, Nishani zbuloi se ai nuk do të kandidojë për kryetar të PD-së.

Më tej Nishati shtoi se kryedemokratit Lulzim Basha i ka mbaruar cikli dhe se tashmë vendi rrezikon të mbetet me një opozitë formale.

Gjithashtu Nishani zbuloi se nuk është takuar me Sali Berishën as para dhe as pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ish-kryeministri ka vendosur një standard për kryetarin e Partisë Demokratike dhe ndaj sot ka një tension brenda PD-së.

“Basha e ka mbaruar ciklin e liderit. Nuk bëhet më lider i Partisë Demokratike. Është logjikë më shumë se filozofi. Është edhe histori. Lider lind nuk bëhesh. Qëllimi kryesor është se çfarë do bëhet me opozitën. Shqipëria është para rrezikut që të ketë një opozitë formale. Një rrezik më i madh se ai që kishim para 25 prillit. Nuk do të jetë alternativë qeverisëse. Deri para 25 prillit kishte një aksion dhe një besim.

Unë gjithçka që kam shprehur këto ditë edhe sot janë mendimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër. Sa i takon Berishës nuk kam pasur asnjë kontakt me të as para dhe as pas 25 prillit. Berisha ka qenë shumë i qartë. Ai ka vënë një standard që humbi zgjedhjet dhe iku. Kur e kanë pyetur ka thënë se unë e kam vendosur standardin.

Sot ka një tension të jashtëzakonshëm në PD. Kush nuk e njeh këtë situatës është jashtë realitetit., Njerëzit janë të zhgënjyer dhe duan të shikojnë një dritë që tregon rrugën ku duhet të ecim. Hapi i parë është largimi i Lulzim Bashës.

Në 2017 u tha e njëjta gjë që po thuhet tani. Pas katër vitesh do themi të njëjta gjëra? Kush do e zëvendësojë Bashën është problem dytësor dhe tretësor. Unë vetë nuk do kandidoj. Të bien rehat ata që kanë frikë. Problemi është që kryetari të mos jetë si zoti Basha. Kam pirë kafe me zotin Basha. Modeli politik i zotit Basha të krijojë një hapësirë ndryshe”, deklaroi Nishani.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV