Nuk është thjesht Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur persona non grata ish- kryeministrin Berisha dhe familjen e tij natyrisht që përbën interesin më të madh mediatik dhe debatet të rrihen rreth kësaj teme. Gjithësesi ajo çfarë bie në sy është se ky vendim trajtohet e lidhur ngushtë vetëm me figurën e Berishës dhe shtrirja mund të shkojë deri te fakti se si do të ndikojë te PD masa e linçimit të liderit historik të saj apo dhe se si do të sillet Basha. Trajtimi kaq i ngushtë i këtij vendimi që mendohet se do të ndikojë fuqishëm në të ardhmen e instirucionalizmit, të drejtësisë dhe të historisë politikë shqiptare, është njësoj si të qash hallin e vetëm një lagjeje katundi kur orteku qëndron frikshëm mbi gjiithë fshatin. Pra, vendimi i Departamentit të Shtetit, nuk është thjesht ndaj individit Berisha, që është dhe personazhi më i fuqishëm dhe përfaqësues i 30 viteve të politikës postkomuniste në Shqiipëri, por është një shtysë direkte për drejtësinë dhe institucionet për të marrë fund periudha e pandëshkueshmërisë. Nuk mendoj se vendimi është për të dëmtuar PD dhe për të avantazhuar maxhorancën, pasi vendime të tilla nuk bëhen sipas hesapeve tona të vogla të politikës së ditës. Hesapet bëhen për një projekt më të madh që është reforma në drejtësi dhe që prej disa vitesh po nxitet dhe sponsorizohet nga vetë SHBA dhe BE. Është shtysë për të forcuar institucionalizmin që ecuria e shtetit të së drejtës të varet pikërisht nga shtyllat e demokracisë dhe jo nga vullnetet e liderëve të fortë që gjithësesi do të përkujdesen për pushtetin e tyre. Ndoshta vetë vendimi i Berishës për ti shkuar deri në fund hidhësisë së fatkeqësisë, duket se momentalisht e fokuson si akt autodestruktiv.

Lexo edhe :  Lojë e ndyrë me drejtësinë e re

Askush më parë nga të shpallurit non grata nga SHBA kish ndërmarrë aktin e hedhjes në gjyq të SHBA. Berisha deklaroi se po ngre padi personale ndaj Sekretarit të Shtetit Blinken, por këtë padi nuk e bën as në SHBA, as në Shqipëri, por në Francë. Nuk dihet sa nmund të ketë vlerë një gjykim francez mbi një zyrtar amerikan, aq me tepër kur ky është Sekretar Shteti. Për më tepër kur akuza i drejtohet personalisht ndonëse vendimi që shpalli Blinken, nuk është i tiji personalisht por e një grupi të tërë pune, pra një vendim kolegjial. Është njësoj pra si të hedhësh në gjyq vetë SHBA, gjë që është shumë donkishoteske, sado të kesh qenë politikani më i fuqishëm në katundin Shqipëri. Madje kjo padi mund ti shërbejë vetë Departamentit për të hedhur me katapultë të tjera të vërteta të hidhura që zakonisht vështirë se shkojnë në gjykatë.

Të fundit

Dëshmi të reja që ushqimet ultra të përpunuara mund të rrisin rrezikun e kancerit

Një studim i financuar nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit dhe Kërkimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar...

Aksident i rëndë në vend, makina përmbyset në mes të autostradës (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në dalje të Vlorës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Makina është përmbysur në mes të autostradës, dyshohet pas...

Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, në polici e quajti të sëmurë mendore bashkëshorten

Konfliktet mes Alma dhe Ergys Arrazi kishin kishin nisur prej disa muajsh dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më. Raportohet se...

Pashkët ortodokse, më shumë se një festë! Simbolika, vezët e kuqe

4Fjala “Pashkë” do të thotë për hebrenjtë kalim, në të cilin nënkuptojnë, kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore...

Vendi gati për sezoni turistik/ Rama: 34 qendra shëndetësore verore në shërbim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik. Rama shprehet se 34...

Lajme të tjera

Web TV