Intervista me Turhan pashën, Kryeministrin e ri të Shqipërisë, “persona grata” në Shën Petersburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2021

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 11 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, asokohe i sapo emëruar kryeministër i Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turhan Pasha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Vjenë, 10 mars.

Zgjedhja e Turhan Pashës si Kryeministër i Shqipërisë është pritur mirë në qarqet shqiptare në Vjenë. Argumentohet se kreu i ri i qeverisë, i vlerësuar mirë në Berlin, është gjithashtu persona grata në Shën Petersburg. Prania e tij në Durrës mund ta ndihmojë shumë princin të shpëtojë nga ndikimi tepër ekskluziv i Italisë dhe Austrisë. Për më tepër, nuk është indiferente të dihet se Turhan Pasha, i cili flet në mënyrë të admirueshme greqishten, ka marrëdhëniet më të mira me z. Streit dhe diplomacinë helene.

Turhan Pasha më priti këtë mëngjes me shumë përzemërsi.

“— Unë jam, më tha ai, një nga abonuesit më të vjetër të Le Figaro, leximi i të cilës ka qenë gjithmonë, edhe kur isha në Siri ose Arabi, një nga zakonet e mia më të dashura. Unë gjithmonë e kam dashur Francën dhe një nga keqardhjet e mia më të thella ishte që të hiqja dorë nga ambasada e Parisit në 1895. Unë tashmë i kisha letrat e mia kredenciale për z. Casimir-Perier, kur u detyrova, në interes të vendit tim, të pranoja postin më të ekspozuar atë të guvernatorit të Kretës.”

Turhan Pasha më konfirmoi se ai kishte rënë dakord përfundimisht për të formuar ministrinë e parë të Shqipërisë. Lidhur me të ardhmen e principatës, ai është shumë optimist.

Lexo edhe :  Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

“— Ejani, më tha ai, të na shihni në Durrës, shpresoj që shumë francezë të vijnë që të kuptojnë se Shqipëria dhe shqiptarët vlejnë më shumë se reputacioni i tyre.” — z. RAY.

Të fundit

Dosja e krimeve të luftës/ Akuza Rusinë për shkaktimin e qëllimshëm të urisë në Ukrainë

Avokatët e të drejtave të njeriut po punojnë me prokurorin publik të Ukrainës për të përgatitur dosjen për t'ia...

Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, ja kush kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. Janë numëruar 46 nga 74 kuti Albert Halilaj  7397 Emri Vata...

Greqiciteti i një censusi

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Në faqen zyrtare të CIA-s, në seksionin ciafactbookalbania (Linku: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society) jepen të dhënat të detajuara për...

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve. Në 74 qendrat e votimit...

Lajme të tjera

Web TV