Makthi i pikave të zeza merr fund përmes këtyre teknikave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikat e zeza formohen nga grumbullimi i sebumit, një substancë vajore që prodhohet për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën. Duke qenë se sipërfaqja e lëkurës mban edhe papastërtitë, ato grumbullohen dhe pas procesit të oksidimit prej kontaktit me ajrin marrin ngjyrë të errët, duke krijuar në dukje pika të zeza mbi lëkurë.

Fytyrat mikse dhe të yndyrshme janë më të rrezikuara nga ky fenomen.

Për t’i parandaluar duhet krijuar një rutinë e rregullt për kujdesin e lëkurës, duke e pastruar mirë, për të ndaluar krijimin e tepër të sebumit. Hidratimi i mirë gjithashtu kontrollon prodhimin e yndyrës, ndaj kushtoji vëmendje.

Një tjetër zgjedhje e zgjuar është edhe përdorimi i produkteve për peeling që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Acidi salicilik, është ndihmë e madhe në këtë rast, po ashtu edhe retinoids.

Këshillohet të flasësh me një dermatolog/e për të ndjekur një protokoll të saktë dhe specifik rreth kësaj problematike. Por produktet që këshillohen të përdoren nga shumica e tyre, pavarësisht markës, kanë përmbajtje acidesh dhe retinoli. Ka rëndësi eksfolimi i lëkurës dhe pastrimi i saj me metoda kimike profesionale./E.Ç

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV