Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, vrasësit hapën xhamin dhe qëlluan me breshëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurohen pamjet nga ekzekutimi i Delon Troqes pak javë më parë në Vlorë para biznesit të tij në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet një makine kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti u dogj plotësisht ndërsa brenda tij u gjetën edhe 2 armë tip kallashnikov. Ngjarja është ende e pazabardhur dhe ende pa asnjë autor.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majit, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëllua mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të.

Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. /Shqiptarja.com/

Të fundit

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në  iPhone? Mund të...

Rama pret në kryeministri një grup studentësh nga Universiteti i Stanfordit

Kjo e premte ka qenë një ditë ndryshe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka pritur në një takim në kryeministri studentë dhe profesorë...

“Më ndodh edhe mua…”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me babain, Rudina shpërthen në lot

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe...

Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese,...

Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka temtuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë. Me një flamur kombëtar në...

Lajme të tjera

Web TV