“Nënë me tre fëmijë”/ Ja kush është pasagjerja që humbi jetën pas hedhjes nga autobusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve u nda  nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan të Elbasanit.

Policia e Elbasanit sqaroi se  ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të rrezikshme. Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D.P.

Njoftimi i policisë Elbasan:

“Arrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon...

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë,...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Lajme të tjera

Web TV