Basha, Kadilli, Harxhi e Shehaj, portretet e katër kandidatëve për kryetar të PD parë nga Facebook-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga ROLAND QAFOKU

Vërtetë Lulzim Basha nuk arriti të bëhet kryeministri i 34-t i shtetit shqiptar, por ai po marshon drejt fitimit të mandatit të tretë si kryetar i PD, ndërkohë që e urren në ekstrem mandatin e tretë të Edi Ramës si kryeministër. Fatbardh Kadilli pas 30 jetësh që aderon në PD, i erdhi rasti dhe momenti të synojë ta drejtojë vetë atë parti, të cilës iu atashua që në Lëvizjen “Dhjetor 1990”. Edith Harxhi është e para dhe e vetmja grua që ka guximin të garojë përballë burrave të PD. Agron Shehaj po ndjek rregullin se që të hajë arrën duhet ta thyejë fillimisht atë dhe vetëm kjo mund ta bëjë kryetar të partisë. Të katër kanë hyrë në garën e 13 qërshorit me një devizë: Ndonëse me fjalë të katër thonë se do fitojnë, por po të katër e dinë mirë që gara është e pabarabartë dhe se Lulzim Basha është i vetmi që e ka të sigurtë fitoren. Gara reale fare është për vendin e dytë. Për të tjerat, PD tashmë është e ndarë në pro Bashës dhe pro tre të tjerëve që duket se më shumë garojnë mes tyre se sa me Bashën. Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, megjithatë e kanë një pikë ku bashkohen përveç asaj që aderojnë në të njëjtën parti: I përkasin pothujase të njëjtit brez dhe po tregojnë se në këtë garë janë shumë larg atij brezi të vjetër që kur ishin në moshën e tyre vërtetë ishin të varfër dhe nuk dinin shumë nga politika, por pasi thyen vargonjtë e komunizmit treguan se ishin më të lirë dhe se garat i bënin shumë herë më demokratike.

LULZIM BASHA, humbësi i madh i mbështetësve në facebook

Zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar por Lulzim Basha vazhdon të përsërisë frazën “Beteja që kemi nisur”. E tha 48 orë pas 25 prillit para selisë së PD kur u mësua që PD kishte humbur. E tha më 4 maj përsëri para mikrofonave të një lukunie gazetarësh që e prisnin para selisë së PD teksa shtoi se “tashmë do të jetë në të gjitha frontet dhe do përfundojë me rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”. Pas 17 vjetësh karrierë në politikë Lulzim Basha ka këtë bilanc: 3 herë ministër, i Jashtëm, i Transporteve, i Brendshëm, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe 8 vjet kryetar i PD. Ai regjistron katër beteja të humbura elektorale, në 2015, 2017, 2019 (nuk u fut në zgjedhje) dhe 2021. Pyetja e madhe është: Çfarë arsye e mban Bashën me katër beteja të humbura dhe një mijë e një gabime? E vetmja përgigje që na vjen në mendje është një nga strofat perlë të gjeniut Kadare në poemën e tij “Tirana në dimër” të vitit 2005: Po ç’është ky popull që në gropë i shtrirë/Kujton aq krenarisht se është në majë?/Dhe kur përkundër, nga gropa del i lirë,/Jam i rrëzuar! Klith me thirravaj?

Portretin e Lulzim Bashës këtë herë po e mbështesin në statuset e shkruara prej tij në facebook që nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit gjë që tregon uljen drastike të mbështetësve të tij. Tekstet dhe mënyra se si 657.074 ndjekësit kanë shfaqur interes në faqen e tij në facebooku e vizatojnë më së miri kryetarin dhe kandidatin kryesor për të qenë edhe katër vjet të tjera në krye të PD. Sapo ishin mbyllur kutitë e votimit më 25 prill Basha ka shkruar në faqen e tij e shoqëruar me fotografinë e flamurit kombëtar “Shqipëria fiton”. Interesi ishte në majë dhe ky status mori 20 mijë likes, 2300 komente dhe 258 shares. Të gjithë uronin për fitoren e sigurtë të PD. Vetëm një ditë më vonë, më 26 prill, situata u bë hutuese. Para gazetarëve Basha tha mes të tjerave: “Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një fitore dhe një rritje PD”. Një deklaratë që ndonëse ishte optimiste mori më pak interes sepse kutitë e para të votimit nxirrnin fitues PS. Kjo video mori 8200 likes, 2600 komente dhe 297 shares. Më 27 prill kur rezultati po ravijëzohej dukshëm në favor të PD, në faqe Basha ka shkruar vetëm fjalët “Shqipëria do fitojë” e shoqëruar me videon live duke deklaruar mes të tjerave: “Zgjedhjet janë vjedhur. Por ne u bëmë më të fortë dhe do vazhdojmë deri në fitore”. Thirrjet “Liri demokraci” dhe “Poshtë komunizmi” nga disa militantë, jo vetëm ishin demodeja e një sfondi duartrokitësish, por tregon situatën në të ardhme në atë parti. Kjo video mori pak më shumë interes, por shumë më pak se statusi i 25 prillit. Me 14 mijë likes, 7800 komente dhe 692 shares ndjekësit më shumë përsërisnin fjalët “na vodhën” se sa “humbëm”. Për 14 ditë, pra deri më 4 maj, Lulzim Basha nuk bëri asnjë status dhe boshllëku ishte shenjë e një zhgënjimi të madh dhe morali të ulët. E vetmja ndërprerje e këtij agjërimni ndodhi më 2 maj kur bëri një urim formal për Pashkët. Një heshtje që vijoi deri më 11 maj kur filloi fushata për zgjedhje në PD teksa ishte me simpatizantë në Durrës me këto fjalë: “Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”. Ky status u shoqërua me uljen drastike të numrit të atyre që e pëlqenin në 7100 likes dhe përgjysmimin e atyre që e shpërndanin në 322 por rritje të komentuesëve në 816, shumica e të cilëve ndaheshin në kërkues llogarie për humbjen dhe në të tjerë mbrojtës të flaktë të Bashës. Më 12 maj ulja u ndje edhe më shumë teka Basha shkroi në faqe:Sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi”. Ulja e pëlqyesëve, komentuesëve dhe shpërndarjeve vijoi akoma më shumë. Ky postim mori 550 likes, 491 komente, 217 shares. Më 16 maj Basha shkroi në faqe:Ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë”. Ky postim shënoi një rritje të lehtë me 6200 likes, 626 komente, 239 shares. Por ndarja mes demokratëve vijon të duket në ato që shkruajnë. Më 19 maj Basha shkroi thelbin e tezës së tij se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se PD nuk ishte me faj:Masakra elektorale e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Prandaj ne do të ngremë kokën, do të ngremë zërin më shumë se kurrë dhe do t’ia bëjmë të qartë të gjithëve se nuk do të ndalojmë së luftuari për demokracinë dhe të ardhmen tone”. Ngritja e interesit është i dukshëm. Ky postim mori 6900 likes, 743 komente, 156 shares shumica në favor të Bashës. Më 25 maj Basha shkroi: “Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin që kemi nisur, sepse ne jemi të vetmit që kemi forcën dhe kurajon për ta çuar deri në fund betejën për ndryshim”. Përsëri kemi një ulje me 5200 likes, 428 komente dhe 148 shares për shkak të intesifikimit të aktivitetit të kundërshtarëve si Fatbardh Kadilli, Arben Immai, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Edith harxhi e të tjerë. Më 26 maj për takimin në Korçë Basha shkroi: “25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore që ndali përkohësisht ndryshimin. Bashkë do ta çojmë betejën kundër regjimit Rama-Doshi në fitore.” Ulja është edhe më e madhe. Nga ky status mori 4500 likes, 401 komente, 179 shares. Më 27 maj Basha u dha përgjigje akuzatorëve të mëdhenj ndaj tij teksa shkroi: “E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”. Ulja e interesit vijoi dukshëm teksa ky status mori 4300 likes, 957 komente dhe 179 shares. Më 27 maj në takimin në Gjirokastër Basha shkroi: “25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Dhe pavarësisht gjithë kësaj ne u bëmë më të fortë. Prandaj do ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur dhe do ta bëjmë realitet aspiratën e shqiptarëve për ndryshim”. Ulja duket më shumë tek ata që kanë shpërndarë ato që thotë Basha teksa ky status mori 4900 likes, 449 komente, 130 shares. Më 28 maj në takimin në Vlorë Basha shkroi: “Kushdo që mendon se demokratët kanë ndërmend të dorëzohen, e ka shumë gabim. Kjo është përgjegjësia jonë, është detyrimi ynë para Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për familjet tona për fëmijët tanë”. Ulja vijon akoma me 4200 likes, 308 komente dhe 166 shares. Më 29 maj Basha shkroi: “Misioni i ndryshimit është misioni i demokratëve, është misioni i Partisë Demokratike. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë, për ta çuar deri në fund këtë mision. Ne do të vazhdojmë të luftojmë së bashku derisa të përmbysim regjim Rama-Doshi, derisa shpresa të kthehet përsëri në zemrat e shqiptarëve”. Interesi është në pikitë me 3500 likes, 415 komente dhe 149 shares. Më 30 maj Basha shkroi:Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë. Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë atë për gjithë shqiptarët”! Edhe nga ky status ulja duket e qendrushme me 3900 likes, 283 komente dhe 148 shares. Më 30 maj Basha shkroi: “25 prilli është ndalja e dhunshme, por e përkohshme, e ndryshimit që shqiptarët votuan dhe që sot e duan më shumë se kurrë. Prandaj rrëzimi i regjimit Rama-Doshi nuk është më detyrë politike, është detyrë patriotike. Nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, por bëhet fjalë për demokracinë, bëhet fjalë për Shqipërinë”. Përsëri në ulje me 3700 likes, 218 komente, 128 shares. Më 31 maj për takimet në Tropojë dhe Lezhë Basha shkroi: “Mirënjohje të pakufishme për demokratët e Tropojës dhe Lezhës! Mbi supe kemi barrën e përgjegjësisë historike për ta sjellë ndryshimin që njerëzit duan. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi”! Këtu nisi një ngritje e lehtë me 5200 likes, 346 komente, 192 shares. Më 1 qershor, në takimet në Lushnje, Patos dhe Divjakë Basha shkroi: 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën. Prandaj ne do përdorim çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ne nuk do ndalemi deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi!” Rritja e interesit duketmë shumë te ata që shpërndajnë në faqet e tyre ato që thotë Basha. Nga ky status mori 4600 likes, 271 komente, 211 shares. Më 2 qershor Kamëz, Vorë, njësia 11, Basha shkroi: “Betejat dhe sakrificat që kemi bërë tregojnë se Partia Demokratike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer njërëzve dhe jo vetes. Të përkushtuar ndaj vlerave dhe angazhimeve tona, ne nuk do rreshtim së luftuari për Shqipërinë, për demokracinë”! Rritja vazhdon me 4200 likes, 227 komente dhe 188 shares. Më 3 qershor në takimet në Kavajë dhe Rrogozhinë Basha shkroi: “Ne jemi instrumenti në duart e njerëzve, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot”. Rritja është e dukshme tek ata që shpërndajnë. Interesi është Akoma më i vogël. Nga ky status mori 2900 likes, 196 komente, 203 shares. Më 3 qershor Basha shkroi: “Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën. Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë”! Duket se fjala vjedhje përpara fjalë shumbje nuk ngjit shumë. Ky status mori 2700 likes, 215 komente, 121 shares. Më 4 qershor Basha shkroi: “Nga kjo betejë ne dolëm më të bashkuar, më të fortë dhe me një madhështi morale që vjen nga forca e njerëzve që luftojnë për kauzën e drejtë, luftojnë për ideale të drejta, luftojnë për Shqipërinë, luftojnë për shqiptarët. Ne jemi më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë ndryshimin që u pengua, vetëm përkohësisht, në 25 prill”. Ulja për të njëjtën arsye vijon sërish. Ky status mori 2100 likes, 150 komente, 130 shares. Më 5 qershor me videon e takimit pa tekst në Durrrës, Krujë dhe Fushë-Krujë shënohet edhe ulja më e madhe gjatë gjithë fushatës me 995 likes, 324 komente dhe 253 shares. Një faqe me 657.074 ndjekës të marrësh 995 likes është vërtetë një katastrofë. Ndërkohë nga të njëjtat takime një selfie e Bashës me mbështetësit ka marrë 3500 likes, 345 komente dhe 130 shares. Dhe në të njëjtën ditë shkroi: Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Nga kjo mori 1600 likes, 141 komente dhe 139 shares gjë që tregon uljen e interesit dhe mbështetjen po të ulët ndaj tij. Kjo u tregua edhe në një status reargues më 19 maj që nuk kishte të bënte me zgjedhjet e 25 prillit por me vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për shpalljen non grata të Sali Berishës. Duket se togëfjalëshi “U njoha me keqardhje me vendimin” nuk u ka pëlqyer shumë atyre që Berishën vijojnë ta kenë idolin e tyre. Ky status mori shumë shumë pak interes gjë që tregon shumë. Me 5 mijë likes, 110 komente dhe 431 shares ky statuis tregon rënie drastike të mbështetësve ndaj Bashës në PD. Këto statuse tregojnë se Lulzim Basha vërtetë ka më pak mbështetje se përpara 25 prillit, por ironikisht ai e ka të sigurtë që do fitojë garën e 13 qershorit. Pyetja e madhe është se çfarë do bëjë Basha me tre kandidatët Kadilli, Harxhi dhe Shehaj? A do u zgjasë atyre degën e ullirit pas garës apo do kenë fatin e vargjeve që ikën nga PD? Të presim.

Lexo edhe :  Berisha "në delir"/ Masa e sigurisë do të më shtojë votat si Donald Trump!

FATBARDH KADILLI, fati i bardhë që i erdhi pas 3 dekadash në politikë

Vetëm një ditë pasi doli hapur kundër Bashës dhe shpalli kandidaturën Fatbardh Kadilli publikoi në faqen e tij në facebook një fotografi me të ëmën me një status me 12 fjalë: “Kur nisesh për rrugë të gjatë, bekimi i nënës është i pari”. Rruga e gjatë ishte kandidimi i Fatbardh Kadillit për të qenë kryetar i PD. Nëse portretin e tij do ta bëjmë nëpërmjet facebook-ut nuk do dalë i saktë. Rjetet sociale nuk janë arma e tij më e fortë. Faqja e tij në facebook ka 2348 ndjekës dhe asnjë kampion me kaq pak ndjekës nuk të jep situatën reale nëse e mbështesin apo jo. Nga 14 marsi nuk kishte postuar asgjë në faqen e tij. Interesi në faqen e tij arriti kulmin e ka arritur më 27 prill kur shpalli kandidaturën dhe kërkoi dorëheqjen e Lulzim bashës si kryetar I PD. Mes të tjearve Kadilli shkroi: “Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme. Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar”. Vërtetë ky status mori shumë pak interes në faqen e tij me 557 likes, 241 komente dhe 14 shares. Por i publikuar në media, dhe portale të ndryshme ai kapi shifra rekord. Megjithatë numri i ulët i interesit në faqen e tij ka nisur të lëvizë. Kështu, më 31 maj statusi i tij mori 216 likes, 25 komente dhe 2 shares. Ndërsa kur turin në bazë mori 320 likes, 86 komente dhe 0 share. Por për Kadillin interesante janë reagimet e komentuesëve që e kanë masakruar. Një person me nick name shkruan: “Eshtë një nga themeluesit e MJAFTIT ky dhe bir komunisti. Nuk ja var njeri tek e djathta”. Një tjetër shkruan: “Sot duhet te jemi me PD dhe jo të krijojmë përçarje. Ndjehem keq kur lexoj gjithë këtë mllef. Aq më shumë që ajo çfarë shkruan i ke vetëm në interes personal. Ka kohë të gjykojmë kush ka faj. Refuzoj këtë qasje neveritese”. Deri te një tjetër që e kërcënon: “Fatbardh, nuk do ta kesh fatin e bardhë”. Sigurisht që kjo është beteja më e madhe dhe sfida e jetës së Fatbardh Kadillit. Bekimi i të ëmës nuk i mjafton në këtë konkurim sepse ka shumë faktorë kundër. Megjithatë është për tu përshëndetur që ka guximin për të bërë një garë dhe vizionin për një PD ndryshe. Një rast që i erdhi pas 30 vjetësh në Partinë Demokratike.

EDITH HARXHI, gruaja që sfidon të gjithë burrat e Partisë Demokratike

Në kopështin me pemë përpara shtëpisë së Edith Harxhxit në fshatin Ibë qershitë pritet të vilen. Por gruaja që e ka bërë rregullisht atë punë aty bashkë me bashkëshortin turk ka ndërmarrë një nismë të rëndë. Kandidon përballë tre burrave në Partinë Demoratike dhe kjo nuk është pak në një shoqëri maskiliste. Një grua trupvogël që sfidon tre burra është më shumë se pjesë e një gare. Pyetjes që unë i bëra para pak ditësh në studion e emisionit “Dekalog” se cila ishte jeta e saj, Edith Harxhi e shoqëroi përgjigjen duke ngritur duart lart dhe tha: “Me këto duar unë punoj tokën. Kam një shtëpi në fshat. Unë punoj vetë”. E bukur fare kjo që një grua 100 për qind qytetare që nuk e njeh fare fshatin, lë qytetin dhe punon tokën në fshat. E ka nisur politikën me një çantë shkoole në dorë kur ishte vetëm 18 vjeç dhe tani synon të drejtojë partinë që aderoi 30 vjet më parë. E megjithatë “toka” e Partisë Demokratike është shumë ndryshe nga toka reale përpara shtëpisë prej druri në Ibë. Sikur për rrjetet sociale të kujdesej siç kujdeset për tokën rreth shtëpisë së saj prej druri do kishte shumë më shumë avantazhe. Vetëm 988 likes është një pikëz ujë në oqeanin e Lulzim Bashës që ka 657,032 ndjekës dhe që këtu ndhejet aroma e e humbjes ndjehet. Habia është se si e ka lënë urime pa fund dhe sharjet me pikatore. Një ndjekës shkruan: Kjo ka 8 vite qe sulmon PD. Paturpërsitë mashkullore shkojnë deri në të paimagjinueshmen teksa një tjetër I vë në dukje bojën e kuqe të flokëve dhe e krahason me Najada Çomon. Punë e madhe me ata që i përdorin rrjetet sociale si kanal të ujrave të zeza. Por Edith Harxhi ndjek rregullin se nuk ëndërrove të bëhesh kampion nuk bëhesh kurrë i tillë. Gruaja sfiduese ka edhe një armë tjetër të forë, mbështetjen që i jep Bujar Nishani një nga personalitetet më të rëndësishme që ka nxjherrë PD në këto 30 vjet. A e dinikuqnendorn arma e fortë e mbështetësiut më të fortë të Edit Harxhit? Nuk është akuzuar kurrë për abuzim me pushtetin edhe pse ka mbajtur poste të larta, një cilësi që në PD e kanë ushtruar shumë sisport. Ka të tjerë që Edith Harxhin e anatemojnë për kthimin në vitin 2005 të emërimit të saj për ambasadore në SHBA. Por ajo u bë për shkak se deputetë të PS dhe më pas edhe presidenti Alfred Moisiu e kundërshtuan me arsyetimin se nuk kishte statuën politike si dhe ishte në moshë të re. Prinsi. Ka edhe diçka më shumë. Harxhi i ka bërë sulmet ndaj Lulzim Bashës edhe më të forta teksa deklaroi se Bsadshës i kanë refuzuar SHBA vizën. E përsëriti këtë edhe në takimet në bazë duke i shtuar edhe një thumb në fund: Më 13 qershor do dëgjoni edhe një surprizë. Për çfarë suprize e ka fjalën zonja Harxhi? A ka lidhje kjo me faktin se ajo bashkë me Bashën kanë qëenë punonjës të UNMIK në Kosovë pas luftës 1999 deri në 2004? A ka sekrete që ajo pritet t’i bëjë publike? Deri tani asgjë nuk dihet por fjalë surprizë për Bashën më 13 prill përkthehet si të jetë një bombë e dytë atomike në PD pas asaj të Departanmentti të Shteteit ndaj Sali Berishës. Të presim.

AGRON SHEHAJ, ose kandidati me jakë blu

Në daljen e parë të Lulzim Bashës dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk mund të mos binte në sy që i fundit që iu bashkua asaj barrikade të improvizuar para selisë së PD ishte Agron Shehaj. Zuri vend në cepin e rreshtit të parë, por dukej hapur bezdia e tij në atë pozicionim. Fëmija i dikurshëm 13-vjeçar që u largua drejt Italisë nga Shqipëria në 1991 me anijet në atë eksod biblik arriti që nga një emigrant të shndërrohet në një biznesmen të suskeshëm. I kthyer në Shqipëri në vitin 2005, themelues i një kompanie call center që arriti me rreth 3 mijë të punësuar dhe me një pasuri të admirueshme, ai ka ditur ta bëjë mirë kapërcimin nga biznesi në politikë. Dhe tani në një politikan që synon të ketë po sukses. I dalë nga shtresa e ulët, Agron Shehaj është fiks një kandidat me jakë blu që synon gjithnjë e më lart. Merita e madhe e tij është krijimi i institutit “Lumo Skëndo” të drejtuar nga Uran Butka. Ka krijuar një vepër konkrete duke bërë që të dalë mbi ujë një figurë shumëdimensionale si Mithat Frashëri aq e panjohur por që tashmë të gjithë gjeniun e njohim falë investimit direkt të Agron Shehajt. Por jo vetëm kaq. Arkiva digitale kujto.al nuk është thjesht një risi, por një nismë që një biznesmen i harxhon paratë në mënyrë të dobishme. Tashmë në moshën 44-vjeçarie besoj se nuk i gëzohet faktit se u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 2017. Hapi më cilësor në politikë ishin zgjedhjet e 25 prillit ku në Tiranë mori një thes me vota. Ishin 13862 persona që e votuan atë duke e renditiur pas Lulzim Bashës me 16.208 vota. I sigurtë që e duan, dalëngadalë topi i dëborës u zmadhua deri sa tashmë vërtetë nuk është ortek, por së paku një top i madh dëbore është. Faqja e tij në facebook me 108.435 ndjekës është me një rëndësi. Më 4 maj shkroi: “Vendimi i parë që do marr PD me mua si kryetar është të vendosë në statut largimin pa të drejtë rikandidimi të kryetarit që humbet zgjedhjet. Vetëm kështu kryetari nuk do mendojë të ruajë karrigen e tij por të fitojë zgjedhjet duke forcuar meritokracinë në parti”. Nga kjo mori 2600 likes, 285 komente, 133 shares. Ditën tjetër shkroi: “Nëse të gjitha vendimet i merr kryetari, e vetmja mënyrë për të bërë karrierë do të jetë servilizmi. Në krye të partisë do të ngjiten vetëm njerëz servilë, të zhurmshëm dhe të paaftë”. Nga ky status mori 1300 likes, 68 komente dhe 7 shares. Interesi për facebookun u shtua më shumë teksa vetëm në datën 4 maj në faqen e Agron Shehajt kishte 8 statuse. Janë dy teza intereante që Shehaj ka hedhur. E para që i referohej një demokratit të Beratit, energjia dhe besimi i tyre u shpërdorua nga drejtuesit e Partisë Demokratike për shkak të vendimeve të gabuara. Dhe e dyta se nuk mund t’i lëvdohen vendimet e gabuara e të themi “e provuam po nuk na eci” dhe pastaj të vazhdojmë njësoj.

Po pika kulmore e fushtës së Shehajt ishte 1 qershori kur nga facebooku njoftoi takimin me ambasadoren Yuri kim. Me 76 fjalë të zgjedhura më shumë kujdes nga stafi i tij ai arriti të ketë një pozicion pothuajse ndryshe nga militanët por edhe nga lidershipi. Shkroi Shehaj në favebook pas takimit: “Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”. Nga ky status ai mori 2900 likes, 734 komente, 28 shares. Dhe që ta kuptosh reagimin e bazë ndaj Agron Shehajt mjafton të lexohen komentet në faqen e tij për këtë takim. Një komentues shkruan: Një kandidat për kryetar të PD duhet të refuzojë takimin me një ambasadore e cila është suporti më i madh i korrupsionit, kriminalizimit të jetës, shkatërrimit të ekonomise dhe abuzimit me zgjedhjet që po bën Rilindja. Mbi të gjitha e një ambasadoreje që ka ndikuar në shpalljen “Non grata” te z. Berisha. Një kandidat që pretendon të bëhet kryetar i opozitës nuk mund të takojë një ambasadore e cila i bën presion dhe kërcënon Presidentin e Republikes. Një tjeëtr shkruan: “Mendon se do fitojë Agron? Ska asnjë shans. Nuk merr dot as 3–4 për qind të votave. SHBA deri tani ka mbështetur komunistët në Shqipëri. Po të mos kishe takuar Kim do kishe marrë ndonjë votë”. A ka Agron Shehaj defekte? Jo vetëm ka, por shumë madje. E para mund të themi se ai është një milioner që njeh mirë paratë, por nuk njeh komunikimin publik dhe mediatik. Në formim duket autodidakt dhe ka krijuar një profil të tijin siç e ka menduar vetë. Ka një përplasje me atë që shkruhet në statuset e tij me artikulimin personal që Agron Shehaj bën në publik. Sigurisht që e shkruara është pjesë e stafit të tij, por ai së paku të lidhte sado pak të shkruarën e të tjerëve me të folurën e vet. Duket hapur që e kanë rrethuar katër pesë gazetërë-këshilltarë që i mburren se ata janë Mesia në median shqiptare dhe se vetëm me ata pranë mund të arrijë majën. Por më shumë se e këshillojnë ata e mbajnë të lidhur dhe kjo është arsyeja pse Agron Shehaj nuk është i hapur dhe dështon me median. Biznesmen i sukseshëm në Itali dhe Shqipëri, deputet i zgjedhur dy herë në Vlorë dhe Tiranë. Një thes me vota më 25 prill. Të gjitha këto tashmë në garën për kryetar në PD nuk kanë rëndësi. Më 13 qershor pak gjasa ka që edhe Agron Shehaj të jetë ai kryetari i ri. Ndoshta më 14 qershor fillon beteja e tij reale, ajo e demokratizimit të Partisë Demokratike, për të cilën ai ka hartuar një platformë që më shumë i duhet Bashës ta implementojë. Të presim nëse emigranti, biznesmeni dhe filantropi i suksesshëm Agron Shehaj do arrijë të njëjtin sukses edhe në politikë.

Të fundit

Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut...

Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954/ Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për…

Enver Hoxha u detyrua të japë dorëheqje si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1954, ndërkohë që iu tërhoq vërejtje se kishte keqmenaxhuar fondet që Bashkimi...

Dëborë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta, moti i keq godet Britaninë (VIDEO)

Jugu i Anglisë po përballet me një situatë të vështirë për shkak të motit të keq, ku zona është mbuluar nga shtresa e madhe...

Pensioni për bonusin e pranverës/ Qeveria vendos ta shpërndajë para kohe

Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt. Lajmin...

Në det të hapur!/ Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh

Një foshnje erdhi në jetë në një gomone të mbushur me emigrantë që po lundronte nga Afrika në drejtim të Ishujve Kanarine, kanë raportuar...

Lajme të tjera

Web TV