Nga gërvishtja e makinës te sherri që përfundoi në vrasje/ Kush është 36-vjeçari që kreu vrasjen në Peqin (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë bërë publike fotot e Leonard Bashaliut, 36-vjeçarit që dyshohet të jetë autori i vrasjes së 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.

Bashaliu përfundoi në prangat e policisë fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot rreth orës 08:30 të mëngjesit në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Pas konfliktit verbal Leonardi qëlloi me pistoletë në drejtim të Ylberit, duke e lënë këtë të fundit fillimisht të plagosur. Mandej 44-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

E kaluara e autorit dhe viktimës

Në njoftimin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Megjithatë, korrespondenti i “Panorama” zbardh të tjera detaje mbi të kaluarën e autorit të dyshuar dhe viktimës.

Mësohet se mes tyre ka një konflikt të hershëm që e ka zanafillën 5 vite më parë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi ky i fundit i kishte gërvishtur automjetin. Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësonte fakti që Ylber Xhahysa hiqej si i “forti” i fshatit.

Dyshohet se Bashaliu ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Xhahysës, i cili ndonëse u dërgua nga të afërmit në spital, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

“Panorama” mëson po ashtu se autori i dyshuar është shfaqur i rënduar psikologjikisht pas krimit.

Ai ka thënë se “u zumë kot pasi para 5 vjetësh me ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”.

I ndjeri, baba i dy fëmijëve, ishte pronar i një Kabllori për transmetime televizive në zonë./ Panorama

Të fundit

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin...

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve nisin edhe në Mal të Zi

Ende nuk ka asnjë gjurmë për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna. Mësohet...

E bardhë, e zezë apo integrale, zbuloni llojet e bukës dhe efektin e tyre

Furra e Bukës është ndoshta dyqani që një konsumator viziton më shumë në jetë. Zgjedhjet që të ofrohen aty janë të panumërta, që nga buka...

Lajme të tjera

Web TV