Rindërtohet ura e Darëzezës, zv.ministri i Mbrojtjes e ‘teston’ vetë duke hipur mbi makinën e ushtrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ura e Darëzezës, e cila u shemb pak ditë më parë si pasojë e një kamionçine, është rindërtuar dhe nga sot është funksionale, që banorët e zonës të lëvizin lirshëm.

Forcat xheniere të ushtrisë përfunduan sot ndërtimin e urës metalike “Bailey”.

Këtë të shtunë në Darëzezë ka qenë edhe vetë zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili ka testuar urën e re, hipur mbi një mjet të ushtrisë, siç shihet në videon që publikon “Panorama”.

Kujtojmë se ura provizore në Darzezë u shemb më 3 qershor, për shkak se në të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë qe kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV