SHBA nis shpërndarjen e vaksinave për vendet në nevojë, përfiton edhe Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë bëri me dije një ditë më parë se cilat do të jenë vendet që do të përfitojnë vaksina anti-COVID, nga 55 milionë dozat që do të shpërndajë administrata Biden deri në fund të qershorit.

Pjesë e vendeve të cilat do të përfitojnë nga ky donacion është edhe Kosova.

Një pjesë e vaksinave do të t’i dorëzohen COVAX, platformës së drejtuar nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë në mënyrë që të bëjë shpërndarjen e tyre në vendet e përcaktuara në nevojë.

Deri më tani përmes COVAX janë shpërndarë 88 milionë doza vaksinash në 133 vende të cilat nuk kishin mundësi ekonomike të suportonin blerjen e tyre.

Momenti i shumëpritur ku vendet më të pasura do të dhurojnë doza për vendet më të varfëra, ka ardhur pas shumë përpjekjeve dhe thirrjeve nga OBSH e cila ka ngulmuar për një shpërndarjen e barabartë të vaksinave, si mënyrën e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

Njoftimi për shpërndarjen e vaksinave ka ardhur pasi tashmë gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë të paktën njërën prej dozave. Një tjetër faktor i cili ndikoi në marrjen e këtij vendimi nga administrata e Biden, është edhe rënia e numrit të viktimave nga COVID-19 në vend.

Megjithëse SHBA është vendi i parë më i “goditur” sa i përket pandemisë, situata epidemiologjike dhe procesi i vaksinimit kanë ecur mjaft mirë.

Jo vetëm SHBA, por edhe vend të tjera si ato të G7 në Samitin i cili u zhvilluar disa ditë më parë kanë premtuar se do të shpërndajë doza të konsiderueshme të vaksinave në botë.

 

Të fundit

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që vota e diasporës të bëhet...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV