Albert Ainshtain dhe gjenialiteti i teorisë së Relativitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revolucioni i Ajnshtajnit fillon në vitin 1905, kur në revistën shkencore gjermane “annalen der physik” botohet një artikull: “Mbi elektrodinamikën e trupave që lëvizin”, ku për herë të parë publikon teorinë e vetë speciale të relativitetit

Në qershor të vitit 1905, Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull “Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme.”  Në artikull, Einstein parashtron dy parimet kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t’i bërë ato të punojnë në harmoni.

Albert Ajnshtajn ishte fizikanë gjerman, autori i shumë punimeve të rëndësishme nga teoria fizike, filozofia, politika etj., por para se gjithash është i njohur dhe i çmuar në botë me teorinë e tij të relativitetit, me të cilën ka lënë një gjurmë të thellë në shkencën bashkëkohore. Kjo teori është vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazë shkencore e pikënisjes së teorive fizike në përgjithësi. Ajo çon drejt përfundimeve të koncepteve jashtë fushës se fizikës mbi hapësirën dhe kohën si dhe problemet e osmologjisë dhe kosmogonisë. Për punën dhe kontributin e tij në fushën e teorisë kuantike, në vitin 1921 laureohet me çmimin “NOBEL” për fizikë.

Revolucioni i Ajnshtajnit fillon në vitin 1905, kur në revistën shkencore gjermane “ANNALEN DER PHYSIK” botohet një artikull i tij prej 30 faqe, titulluar: “MBI ELEKTRODINAMIKËN E TRUPAVE QË LËVIZIN”. Në këtë artikull, Ajnshtajni për herë të parë publikon teorinë e vetë speciale të relativitetit.

-Kjo teori bazohet ne keto dy parime:

1.Te gjitha lëvizjet në natyrë janë relative.

-Asgjë në mikro dhe në makrokozmos nuk ekziston në gjendje qetësie. Që nga grimcat mikroskopike e gjer tek kuazarët dhe grupimet galaktikore, ato janë në lëvizje të përhershme. Këtë parim, më parë, e ka vërtetuar edhe Njutoni, por në dallim prej tij, Ajnshtajni ka konstatuar se nuk ka lëvizje absolute, sepse lëvizja e çdo trupi është në marrëdhënien direkte me lëvizjen e trupave tjerë. Prandaj, ideja mbi lëvizjen absolute të trupave, sipas tij, është pa kurrfarë rëndësie.

2.Shpejtësia nuk varet prej lëvizjes së burimit të saj.

-Drita me shpejtësi prej 300.000 km/s gjithmonë është e njëjtë në Univers, pa marrë parasysh vendin, kohën dhe drejtimin e burimit të saj. Si të jesh në trenin që lëviz, ashtu edhe jashtë tij, shpejtësia e dritës është konstante, sepse, asnjë forcë ekzistuese nuk mund ta rris ose ta zvogëloj atë. Aq më tepër, asgjë nuk është më e shpejtë se drita: as elektronet dhe as grimcat të zbuluara kohën e fundit dhe ende të pa hulumtuara mirë “tajonet”. Ato, sado që mund t’i afrohen me shpejtësinë e madhe të lëvizjes së tyre, kurrsesi nuk munden të jenë sa shpejtësia e dritës. Pra, sipas këtij principi, drita është i vetmi faktor i pandryshueshëm në tërë Universin.

Lexo edhe :  Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Më vonë boton edhe artikullin tjetër shtojcë me titull: ” A VARET INERCIONI I TRUPIT NGA ENERGJIA E TIJ?”, ku teorikisht, së pari herë është konstatuar mundësia e përdorimit të energjisë bërthamore që ne e kemi sot. Lirimi pikërisht i kësaj force të madhe energjetike nga materia mund të arrihet përmes formulës së famshme të Ajnshtajnit:

E = m x c2

që nënkupton se, energjia e materies është e barabartë me masën, nëse ajo shumëzohet me shpejtësinë e dritës në katror.

-“Masa në të vërtetë është vetëm energji e koncentruar në një cak”.-

-Teoria e përgjithshme e relativitetit bazohet në këto parime:

1.Koha rrjedh me ngadalë atje ku potenciali gravitacional është më i ulët. Kjo quhet “zgjerimi gravitacional i kohës”.

2.Precesioni i orbitave është i ndryshëm nga sa parashikohet sipas teorisë se Njutonit mbi gravitetin. Kjo gjë është vezhguar të ndodhë me orbiten e Merkurit si dhe të yjeve pulsarë binarë.

3.Deri edhe rrezet e dritës, të cilat janë pa peshë, përkulen nën ndikimin e një fushe gravitacionale.

4.Universi është në zgjerim dhe skajet e largëta të tij janë duke u larguar prej nesh me shpejtesi me te lartë se shpejtësia e dritës. Duhet theksuar që kjo nuk bie në kundërshtim me teorinë speciale te Relativitetit, pasi flitet për zgjerim të vetë hapësirës.

5.Tërheqja e zonës rrethuese. Kjo gjë konsiston në idenë se një trup me masë i cili rrotullohet, “merr me vete” apo “tërheq me vete” kohëhapësirën rreth tij.

Kontradita

Shkencëtari i madh dhe njeriu i thjeshtë

Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955. La pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë atë një nga mendjet intelektuale më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.

 

Të fundit

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy...

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

Lajme të tjera

Web TV