Ndërsa procesi i vaksinimit vijon pa ndërprerë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur gjatë verës.
Në këtë mënyrë thekson ministrja qytetarët mund t’u bëjnë ballë aq më mirë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës.
“Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.