E rëndë në Durrës/ E reja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes së djalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardita Muça, 29-vjecare, ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.

E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.

E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë. Ambulanca mbërriti vone dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit.

Më tej, ata sqarojnë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës./BalkanWeb

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV