Xhaçka në Forumin e Dubrovnikut: Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor, më e lartë se kostoja e integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut “Gjeopolitika Post-Pandemike: Së bashku në një botë veçmas”.

Në panelin “Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës”, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, si pjesë e proceseve integruese dhe transformuese, ndërsa e krahasoi karantinën e popujve për shkak të pandemisë, me karantinën izoluese të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të mosmarrjes së një vendimi për zgjerimin nga BE.

Sipas saj, BE duhet të jetë e vetëdijshme se kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është shumë herë më e lartë se kostoja e integrimit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e merituan të merrnin një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Pavarësisht se u premtua kjo datë nuk u dha e nuk dihet ende se kur kjo konferencë mund të mbahet.

Megjithatë ne nuk jemi të demovituar. Përkundrazi, ekziston një motiv i përbashkët midis vendeve të rajonit tonë për të mos ju dorëzuar karantinës së integrimit, por për të punuar së bashku, me synimin e qartë të ndërtimit të Evropës brenda hapësirës sonë të përbashkët”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në panel merrnin pjesë përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrel dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të fundit

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze marrëveshje në fushën e industrive kreative

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard. Në...

“Shkurton rrugën”/ Gati projekti 20 mln euro! Ura gjigante që lidh Shqipërinë…

Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë. Ura e gjatë 310 metra do të...

Rama në “Corriere” për dokumentarin e “RAI 3”: Ndërhyra për të mbrojtur vendin tim

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon mendim për etiketimin “Emision i nveritshëm” të bërë si formë proteste ndaj reportazhit të Report për RAI-in mbi paktin...

Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë gjatë protestës kanë hedhur moltovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe në këtë foto, molotovët...

Çoi në SPAK dyshen Meta-Kryemadhi / Gazetari zbulon kush ua bëri “puçin”

Gazetari Artan Hoxha thotë se SPAK është duke hetuar në tre dosje çiftin Meta-Kryemadhi, ndonëse ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë apo qoftë...

Lajme të tjera

Web TV