Modelja e stërvitjes vdes pas operacionit për të reduktuar djersitjen në sqetulla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një modele e njohur në rrjetin Instagram ka humbur jetën pas një procedure të dështuar mjekësore për të reduktuar djersitjen e vazhdueshme në sqetulla.

23 vjeçarja, Odalis Santos Mena, e cila postonte rregullisht përmbajtje online, raportohet se kreu operacionin në një klinkë të paliçencuar, para se të humbiste jetën.

Sipas raportimeve në Meksikë, vajza kishte shkuar në klinikën SkinPiel në Guadalajara pasi ishte kontaktuar për të kryer procedurën “inovative” MiraDry për reduktimin e djersitjes në sqetulla.

Sipas raportimeve trajtimi funksionon duke hequr gjendrat e djersës me anë të nxehtësisë, dhe gjithashtu premton reduktim të erës trupore dhe qimeve të sqetullës.

Odalis, e cila kishte 146 000 ndjekës në rrjet kishte promovuar trajtimin dhe në faqen e saj, duke siguruar se ishte i thjeshtë dhe i sigurtë.

Por pas procedurës ajo kishte humbur jetën prej një arresti kardiak.

Një hetim është hapur nga policia vendase.

Raportimet sugjerojnë se stërvitësja e re e Instagram-it vdiq nga neglizhenca pas procedurës së kryer nga “jo-profesionistë.”

Si pjesë e praktikës, raportohet se ajo kishte marrë anestezinë nga një punonjës që nuk ishte trajnuar kurrë si anestetist.

Odalis kishte pësuar arrest kardiak disa minuta pas anestezisë, dhe përpjekjet e mjekëve për ta risjellë në jetë kishin dështuar.

Modelja njihej për regjimet rigoroze të stërvitjes dhe merrte pjesë shpesh në konkurrime ‘body-building’.

Ajo ishte duke studiuar për “shkenca të ushqyerjes” dhe ishte në një marrëdhënie me nutricionistin e njohur vendas Victor Gomez Carreno.

Të fundit

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Lajme të tjera

Web TV