Ligji për ndalimin e promovimit të homoseksualitetit / BE nis procedura ligjore kundër Hungarisë e Polonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka konfirmuar këtë te enjte se ka nisur masat ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë për atë që e ka cilësuar si diskriminim kundër komuniteteve LGBT në këto dy shtete të BE-së.

Sipas mediave organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka bërë me dije se masat e tij kundër Hungarisë janë të lidhura me ligjin e ri, që ua ndalon shkollave përdorimin e materialeve që shihen si promovim i homoseksualitetit.

Ky ligj është kundërshtuar ashpër nga BE-ja, por Hungaria dukej e vendosur për të mos hequr dorë dhe e miratoi atë ditë më parë.

Ndërkohë masat kundër Polonisë lidhen me vendimin e disa rajoneve dhe komunave për ta shpallur veten “zona të lira nga ideologjia LGBT” dhe me dështimin e autoriteteve për të reaguar ndaj hetimeve në këtë çështje.

Ndërkaq në Hungari, qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban ka sjellë politika sociale më radikale si pjesë e asaj që e cilëson si mbrojtje të vlerave tradicionale të krishtera nga liberalizmi perëndimor.

Ndërsa në Poloni, gati 100 autoritete lokale kanë miratuar rezoluta që e kundërshtojnë atë që e quajnë “ideologji LGBT”. Aktivistët për mbrojtjen e këtij komuniteti thonë se këto zona kanë nxitur dhunë dhe kanë kontribuuar në shëndetin e dobët mendor të pjesëtarëve të rinj në moshë të komunitetit LGBT.e.su.

 

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV