Rovena Voda mohon akuzat, avokati: Nuk ka kryer asnjë vepër penale, kërkojmë revokimin e masës së sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët mbrojtës të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda kanë kërkuar revokim të masës “arrest shtëpie”, duke u arsyetuar mbi bazën e hetimit.

Ata kanë mohuar akuzat ndaj klientes së tyre, duke thënë se e për shkak të impaktit publik që ka krijuar çështja, ajo nuk mund të japë deklarime.

“Ne kërkojmë revokimin e masës së sigurimit në bazë të nenit 248/ të kodit procedurës penale pasi në vlerësimi tonë nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga neni 228, 229 për shkaqe dhe arsyet si vijojnë:

1. Në analize të akteve të fashikullit konstatojmë se procedimi është regjistruar më datë 16.03.2020. Në datat 17, 03, 24.03, 26.07 janë kryer përgjimet në bazë të së cilave prokuroria pretendon faktin penal dhe autorësinë. Pra jemi në kushtet që pas rreth 1 viti e një muaj prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurimit.

I nderuar trup gjykues!

Caktimi i masave të sigurimit e ka një qellim dhe funksion dhe ky qëllim është që në kuadër të hetimeve të mos ekzistoje rreziku të shkatërrohen prova, të mos t’i shmanget eventualisht ekzekutimit të vendimit, pra mos largohet dhe të mos kryejë të njëjtën vepër apo vepër tjetër penale. Është e pa dënuar dhe aktualisht nuk ushtron atë funksion apo funksion tjetër publik që do të krijonte qoftë dyshimin se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë të shkatërronte prova, nuk ka asnjë provë apo dyshim se mund të largohet.

Gjithashtu nga komunikimi me të mbrojturën parashtrimi i rrethanave të faktit është i ndryshëm dhe në një moment të dytë pasi dhe e mbrojtura prej nesh për shkak të impaktit publik që ka krijuar është në pamundësi objektive për të dhënë deklarime, por paraprakisht vlerësojmë të themi që e mbrojtura prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, ka deklaruar në seancë njëri prej avokatëve të Vodës.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV