Iluminati, miti i teorive konspirative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra si shpërtheu miti i Iluminatit zbulon se si histori të rreme përhapen sot dhe sekretet që qëndrojnë pas psikologjisë së përkrahësve të tyre më të egër.

Bëhet fjalë për teorinë konspirative që lë në hije të gjitha teoritë e tjera: Iluminati është grupi i autorëve të supozuar që kontrollojnë punët e botës, duke vepruar në fshehtësi ndërsa kërkojnë një rend të ri. Kjo paranojë e largët filloi në vitet ’60. Çfarë na tregon kjo për gatishmërinë tonë për të besuar atë që lexojmë dhe dëgjojmë, dhe çfarë mund të zbulojë miti Iluminati në lidhje me lajmet dhe historitë e rreme prej të cilave ne vazhdojmë të ndikohemi edhe sot? Kur njerëzit kërkojnë të njihen me historinë e kësaj shoqërie sekrete, gjëja e parë që mësojnë është se ata figurojnë së pari në Gjermani me Urdhrin e Epokës së Iluminizmit. Intelektualët bavarezë grupoheshin privatisht së bashku për të kundërshtuar ndikimin fetar dhe elitar mbi jetën e përditshme. Në mesin e tyre përfshiheshin disa përparimtarë të njohur të kohës. Por, ata u konsideruan gradualisht të jashtëligjshëm nga kritikë konservatorë dhe të krishterë. Kështu, grupi reshti së ekzistuari. Iluminati, për të cilin ne hasim pafundësisht informacione, nuk është aspak i ndikuar nga bavarezët, të paktën kështu pohon David Bramwell, autori që i është kushtuar dokumentimit të origjinës së mitit. Përkundrazi, një epokë e manisë kundër kulturës dhe interesimi për filozofinë lindore është kryesisht përgjegjëse për mishërimin modern të grupit. E gjitha filloi mes fenomenit të hippi-ve, kur doli një tekst i vogël, i shtypur: Principia Discordia. Libri ishte, me pak fjalë, rreth besimit parodi, i formuar nga anarkistët dhe mendimtarët entuziastë, në mënyrë që lexuesit të adhuronin Erisin, perëndeshën e kaosit. Lëvizja ishte në fund të fundit një kolektiv që dëshironte të shkaktonte mosbindje civile. Teksti në vetvete kurrë nuk arriti asgjë më shumë se një kuriozitet kundërkulturë. Por, një nga parimet e besimit – që aktivitete të tilla të gabuara mund të sillnin ndryshime sociale dhe t’i detyronin individët të vinin në dyshim parametrat e realitetit – u jetësua nga një shkrimtar, Robert Anton Wilson. “Është një mënyrë ideale për t’i bërë njerëzit të zgjohen me realitete të sugjeruara që ata jetojnë”, thotë autori David Brawell. “Bota po bëhej shumë autoritare, e ngushtë, e mbyllur dhe shumë e kontrolluar”, sipas Wilson-it. Ai së bashku me miq autorë donin të rikthenin kaosin në shoqëri, për të tronditur gjërat, dhe mënyra për ta bërë këtë ishte përhapja e dezinformatave. Kështu, ata vendosën se do ta bënin atë fillimisht duke treguar histori për Iluminatin.

Illuminati initiation ceremony. 1879 illustration of members of the Illuminati initiating a new member. The Illuminati were a secret society founded on 1st May 1776 in Bavaria, with the goal to oppose superstition, obscurantism, religious influence over public life and abuses of state power. They counted many influential intellectuals and progressive politicians as members but were outlawed by the Bavarian ruler Charles Theodore, along with Freemasons and other secret societies.

Në atë kohë, Wilson punonte për revistën “Playboy”. Ai dhe Thornley filluan të dërgonin letra të rreme nga lexuesit, duke folur për këtë organizatë sekrete, elitare. Më tej dërguan edhe më shumë letra, pikërisht për të kundërshtuar ato që sapo kishin shkruar. “Pra, koncepti që qëndron pas kësaj ishte se nëse jepni mjaft pikëpamje të kundërta mbi një histori, në teori – në mënyrë ideale – popullata fillon t’i shikojë këto gjëra dhe të mendojë”, thotë Bramwell. “Ata pyesin veten e tyre: A mund të besoj se si më paraqiten informacionet? Është një mënyrë ideale për t’i bërë njerëzit të zgjohen në realitete të sugjeruara – gjë që, natyrisht, nuk ndodh në mënyrën si shpresojnë.” Kaosi i mitit të Iluminatit udhëtoi me të vërtetë shumë – Wilson dhe një tjetër shkrimtar nxorën në treg trilogjinë The Iluminatus. Librat u bënë një sukses kaq i befasishëm kulti, sa frymëzuan një shfaqje skenike në Liverpool, duke nisur karrierën e aktorëve britanikë Bill Nighy dhe Jim Broadbent. Sot, është një nga teoritë më të ndëshkuara të komplotit në botë; madje edhe të famshëm si Jay-Z dhe Beyoncé kanë përvetësuar simbolikën e grupit, duke formuar me duar trekëndëshin e Iluminatit. Është e vështirë të mendohet se gjithçka është e rreme. Kultura e viteve ’60 të minibotuesve duket jashtëzakonisht e largët tani nga globalizmi i sotëm. Ka qenë pa dyshim prirja e internetit për të shkëmbyer dhe përhapur thashethemet e Iluminatit në faqet e internetit, si 4chan dhe Reddit. Por ne jetojmë në një botë që është plot me teori konspirative dhe, më e rëndësishmja, besimtarë të teorisë së konspiracionit. Në vitin 2015 shkencëtarët politikë zbuluan se rreth gjysma e publikut të gjerë në SHBA miraton të paktën një teori konspirative. Këtu përfshihet ndonjë gjë nga Iluminati deri te besimi se 11 shtatori ishte një sulm i ndërmarrë nga shërbimet e inteligjencës amerikane. “Nuk ka asnjë profil të teoricienit të komplotit”, thotë Viren Swami, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin Anglia Ruskin. “Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, sepse njerëzit besojnë në këto teori, dhe ato nuk janë domosdoshmërisht reciproke – kështu që forma më e thjeshtë e shpjegimit është që njerëzit që besojnë në teoritë e komplotit vuajnë nga një lloj psikopatologjie.” Një përfundim tjetër që studiuesit kanë nxjerrë është se këto teori mund të sigurojnë mënyra racionale për të kuptuar ngjarje që janë konfuze ose kërcënuese për vetëvlerësimin. “Ata ju japin një shpjegim shumë të thjeshtë”, shton Swami, i cili botoi studime në vitin 2016 që zbuluan se besimtarët në teoritë e komplotit kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga përvoja stresuese sesa jobesimtarët. Psikologë të tjerë zbuluan gjithashtu vitin e kaluar se njerëzit me nivel të lartë arsimi kanë më pak të ngjarë të besojnë në teoritë e komplotit. Ndryshimi i madh tani është se politikanët, veçanërisht Donald Trump, kanë filluar të përdorin komplotet për të mobilizuar mbështetjen, sipas Swami-t. Veçanërisht në Azinë e Jugut, teoritë e komplotit janë një mekanizëm për qeverinë për të kontrolluar njerëzit. Në Perëndim, zakonisht është e kundërta; ato janë subjekt i njerëzve të cilëve u mungon fuqia, dhe është mungesa e fuqisë së tyre që krijon teori konspirative për të sfiduar qeverinë. Nëse njerëzve u mungon fuqia, teoritë e komplotit mund të mbjellin farat e protestës sociale dhe u lejon atyre të bëjnë pyetje. Swami mendon se kjo zhvendosje në përdorimin e teorisë së komplotit mund të ndikojë në politikë në mënyrë afatgjatë. “Njerëzit mund të shkëputen nga politika, nëse besojnë në teoritë e komplotit”, thotë ai. “Ata, gjithashtu, kanë më shumë gjasa të përfshihen me pikëpamje raciste, ksenofobike dhe ekstremiste.” Ideja e një elite të paprekshme, sekrete duhet të rezonojë me njerëzit që ndihen të lënë pas dhe të pafuqishëm. Megjithatë, në vend që njerëzit të ndihen të përfaqësuar në sallat e pushtetit nga një politikan, duket sikur disa në Amerikë kanë më shumë të ngjarë të besojnë në histori si Iluminati. “Nëse Wilson do të ishte gjallë sot, ai do të ishte i kënaqur, por edhe i tronditur”, thotë David Bramwell. “Për aq sa ata menduan në vitet ‘60, kultura ishte pak a shumë e ngushtë. Aktualisht, ndihet sikur gjërat janë të lirshme. Ndoshta do të sigurohet më shumë stabilitet, ndërsa njerëzit luftojnë kundër lajmeve të rreme dhe propagandës. Po fillojmë të kuptojmë se si media sociale po na ushqen idetë që duam të besojmë”, thotë Swami. Midis forumeve në internet, nyjet në kulturën popullore dhe aftësia përgjithësisht e pafalshme e njerëzimit për të imagjinuar, zbuluesit e sotëm të së vërtetës dhe kontrolluesit e fakteve mund të debutojnë në mitin e Iluminatit për mirë.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Burimi: BBC

 

Të fundit

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli...

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Lajme të tjera

Web TV