Harrojmë në verë, “ankohemi” në dimër, thirrje për vaksinim masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Shqipëria ka njohur një rritje të rasteve të Covid 19. Qytetarët po edhe institucionet e shëndetësisë i ruhen faktit që varianti Delta edhe pse ende nuk ka ardhur në vendin tonë, shfaqet si një rrezik për popullatën kryesish të pavaksinuar. Kryeministri Edi Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve të pavaksinuar të vaksinohen. Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal, kreu i qeverisë theksoi se ky variant i ri i kononavirusit është i rrezikshëm. “Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit”, është shprehur kryeministri Rama. Kreu i Qeverisë ka vijuar më tej se edhe nëse preket janë zero mundësitë për tu paraqitur në spital. “Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit”, tha Rama.

Vaksinimi

Duke nisur nga dita e hënë (19 korrik) e deri më datë 25 korrik, të gjithë personat mbi 18 vjeç do të mund të marrin dozat e vaksinës pa kufizime në kuadër të javës së hapur të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në rrjete sociale se të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartë identiteti në qendrat e tyre shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit. Qendrat do të jenë të hapura që nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes. Qytetarët nuk do mund të zgjedhin llojin e vaksinës që do marrin por do të përcaktohet nga qendrat shëndetësore. “Nga e hëna nis java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, ka shkruar ministrja Manastirliu.

Lexo edhe :  6 rregulla për paratë që ndoshta nuk i dini

 

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV