Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli solidaritet ndaj futbollistit Elseid Hysaj/ Balla: Faleminderit President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sot presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli i cili doli në mbështetje të futbollistit shqiptar Elseid Hysaj.

“Faleminderit Presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shkruan Balla.

Po ashtu Balla postoi dhe komentin e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV