Arrestimet e fundit të SPAK, Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, në Gjykatë të përballen me fakte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot për zhvillimet e fundit politike në vend. Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se është në të njëjtën vijë logjike me kryeministrin Edi Rama.

Kushdo që është i implikuar sipas Veliajt, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia. Koha ku partia mbronte eksponentët e saj edhe pas skandaleve të publikuara ka marrë fund.

Ngarkesa që keni tani, besoj keni pasur kohë të ndiqni aksionet e fundit të SPAK ku janë prekur anëtarët e PS, keni koment?

Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë.

Zgjedhjet e 25 prillit i konsideruat të suksesshme. Opozita nuk i njohu këto zgjedhje, i quajti masakër elektorale, megjithatë tha që do të jetë në Parlament,
ku premtoi betejë të fortë. A jeni gati të përballeni me opozitën.

“Unë jam kryetar i bashkisë. Mua më është dukur absurd ikja nga parlamenti, i këshillave bashkiakë, lënia në baltë e qytetarëve. Ajo është detyrë, të jesh përfaqësues i atyre që nuk e pëlqejnë punën tonë. Kjo është loja e demokracisë. Unë mezi pres dhe mirëpres në Bashki sapo të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe të jenë në këshillin bashkiak. Në parlament do të ketë debate të shëndosha. Strategjia e opozitës duhet të jetë konstruktive, duhet të bëjë diçka tjetër mos ndoshta merr një tjetër rezultat. Për të gjitha këto arsye, jeta na ka treguar se kush e ndryshon veten, ndryshon edhe lojën”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina

Veliaj u ndal dhe te Lojërat Olimpike dhe skuadra shqiptare që ka shkuar në Tokio. Ai tha se shpreson që sportistët shqiptarë të kthehen në Shqipëri me medalje, e shtoi se e rëndësishme është të rikthehet kultura sportive në vend.

“Gjëja që jam më shumë i interesuar, është skuadra jonë në Lojërat Olimpike, atje kanë mbërritur të gjithë ekipi. Do të jenë lojëra të jashtëzakonshme. 7 nga 9 anëtarët e ekipit olimpik janë nga Tirana, do të kthehen me medalje. Kemi një skuadër dinjitoze, shkojmë me uniforma, me trajtim financiar, me trajnerë të mirë, me kushte të mira. Ndaj them që ia kemi bërë yzmetin. Vlera e madhe do të jetë rikthimi i kulturës sportive”, përfundoi Veliaj./Balkanweb.

Të fundit

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së/ Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë,...

Tensione që në nisje, protestuesit hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Përsëriten skenat e dhunës në protestën para bashkisë së Tiranës. Sende të forta bombola Molotov janë hedhur në drejtim të bashkisë menjëherë sapo nisi protesta.

E fundit që takoi Almën dhe 3 fëmijët e mitur, paraqitet në Prokurori Valentina Arrazi

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit ,e cila u mbyt në lumin Buna së bashku...

Lajme të tjera

Web TV