Revista “The Sun” injoron lutjet e Pallatit Mbretëror, bën publike fotot nudo të Harry-t: Ja ku e keni Princin lakuriq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kërkesë nga familja mbretërore nuk e ndaloi britaniken “The Sun” të botonte një foto nudo të Princ Harryt në kopertinën e tyre.

Në ballinën e revistës krah fotos nudo të Princit shkruhet: Trashëgimtari ja ku është! Fotoja lakuriq e Harryt që nuk e keni parë kurrë.

Në fillim të kësaj jave, princi u fotografua i zhveshur teksa ishte duke festuar me mqitë e tij në Las Vegas. Menjëherë pas kësaj, Familja Mbretërore u kërkoi mediave mos publikimin e këtyre fotove me pretendimin e prekjes së privatësisë.

Mirëpo, “The Sun” në faqen e parë të gazetës së tyre publikuan foton e princit dhe redaktori i faqes David Dinsmore tha se gazeta botoi këto imazhe për të krijuar një bisedë të rëndësishme me lexuesit e saj.

“Për ne, kjo ka të bëjë me lirinë e shtypit. Kjo ka të bëjë me situatën qesharake ku një fotografi mund të shihet nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën në Internet, por nuk mund të shihet në gazetën e preferuar të kombit, e cila lexohet nga tetë million persona çdo vit”, tha ai.

Të fundit

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Lajme të tjera

Web TV