Agjencia jep alarmin: Zjarret po kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, zonat janë të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh zjarret kanë pushtuar Shqipërinë, e zonat më problematike po shfaqen në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër dhe Vlorë.

Pavarësisht se ministria e Mbrojtjes deklaron se po punohet për të vënë nën kontroll zjarret, Administrata Rajonale e Zonave tee Mbrojtura në Vloree shprehet se flakët po kërcënojnë.

“Zjarri në pjesën perëndimore të gadishullit, vazhdon të kërcënojë rrezikshëm Parkun Kombëtar të “Llogorasë”. Ndërhyrja është përqëndruar për kontrollin e këtij rreziku dhe shmangien e zjarrit në zonën e pyllit halorë!Flakët në pyllin me pisha, në terrene të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse janë të pamundur për tu kontrolluar! Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrëfikse.
Lutemi të gjithë banorëve dhe përdoruesve të territorit të jenë bashkëpunues në këtë situatë emergjence, ku cdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për natyrën por edhe për jetët njerëzore!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më tej atë bëjnë apel se “Zjarri është një forcë e pakontrollueshme, kujdesuni për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën! Në cdo rast konstatimi të zjarreve lutemi të njoftoni sa më parë #Shërbimet_Zjarrëfikse #AdZM #Policinë në stacionet më të afërta! #Kujdes”.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV