Zjarret në vend/ Jugu në flakë, shënohet viktima e parë, ndërhyn ushtria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në jug të vendit gjendja është mjaft e rëndë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë kryesisht zonën e Gjirokastrës dhe Vlorës. Në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër një 64-vjeçar humbi jetën teksa përpiqej të shuante flakët që i mbërritën pranë banesës. Ushtria evakuon banorët ndërsa një helikopter ka ndërhyrë nga ajri duke vënë disi nën kontroll gjendjen. Flasin për situatën Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako.

 

 

Jugu i vendit i përfshirë nga flakët prej një jave dje ka arritur kulmin, ku situata mbetet mjaft e rëndë në Gjirikastër dhe Vlorë, teksa është shënuar edhe viktima e parë e zjarrit. Mesditën e djeshme si pasojë e zjarrit të rënë në njësinë Administrastive Lunxhëri, mbeti i vdekur Andrea Haxhiraj, ndërsa në gjëndje të rëndë shëndetësore është bashkëshortja e tij. Ngjarja u regjistrua në mesditën e djeshme teksa çifti është munduar që të shuajë zjarrin e dendur që u ka mbërritur pranë banesës së tyre, por fatkeqësisht Haxhiraj humbi jetën, ndërsa bashkëshortja është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se dhjetë pesona të këtyre fshatrave janë evakuuar dhe dërguar për ndihmë të shpejtë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tumit të dendur. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ndodhet në terren ka bërë me dije se vatra e zjarrit e cila është aktivizuar në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone është e rrezikshme, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm. Ministri u shpreh se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Ai u ka bërë thirrje të gjithe baorëve të fshatrave Krinë, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar. “Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat”- u shpreh Peleshi. Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes shtoi më tej se të gjitha forcat ajrore, zjarrfikëse do të përqëndrohen në fshatrat e Gjirokastërës, pasi zjarri në Llogara është vënë nën kontroll. “Ne do të bëjmë çdo gjë edhe me forcat ajrore pasi zjarret në Llogara janë vënë nën kontroll. Do të përqëndrojmë të gjitha forcat njerëzore, ajrore për të bërë më të mirë”- tha ministri. Gjendja ishte e rëndë deri në orët e mbrëmjes së djeshme, pasi pjesa më e madhe e emergjencave Civile dhe e Forcave të Ushtrisë ndodheshin në Karaburun ku prej pesë ditësh po mundohen që të venë nën kontroll zjarrin e përhapur i cili rrezikoi banesat në Dukat, por edhe Bazën Ushtarake të Pashalimanit.

 

Çako: Kemi forca në terren

 

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka deklaruar nga Vlora se po vijon operacioni për shuarjen e flakëve të cilat janë përhapur me shpejtësi në disa zona. Çako tha se kanë kontaktuar edhe me me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel por një situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Ai deklaroi se janë dërguar trupa të Forcave të Armatosura me helikopterë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Çako theksoi se KLSH po operon në terren, por shtoi se tani më me rëndësi është puna e strukturave operacionale në terren. “Ka forca të shumta edhe nga toka që operojnë në njësi të caktuara. Kemi kontaktuar me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel. Për shkak të situatës së rënduar, të gjitha vendet e Ballkanit janë përfshirë nga temperatura të larta që kanë provuar edhe zjarre. Do të vazhdojmë deri në normalizimin e situatës. Nuk ka nisur sot operacioni ka ditë që ka nisur. Sot është bërë e domosdoshme intensifikimi i burimeve njerëzore të Forcave të Armatosura dhe shtimi i forcave ajrore. Kemi dërguar helikopter dhe do vazhdojmë të dërgojmë trupa që po operojnë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vazhdon operacioni me trupat e strukturave të armatosura. Rreziku është gjithmonë pjesë përbërëse e riskut. Ka një rrezik që është potent. Me punën e bërë dhe shtimin e resurseve, shpresojmë ta mbajmë nën kontroll situatën. Për shkak të terrenit të vështirë ka vazhduar operacioni edhe dje edhe sot. Kuptohet që synojmë ndërprerjen e avancimit të zjarrit. KLSH është duke operuar dhe është duke bërë punën e vet. Vlen të themi që struktura e forcave operacionale në terren kanë më shumë rëndësi. Është bërë vlerësimi gjatë ditës së djeshme ndaj edhe është kërkuar me urdhër të Peleshit, mbledhja e komitetit për të maskimalizuar kapacitetet dhe për të shtrirë bashkëpunimin mes strukturave vendore”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

 

Karaburuni dhe Llogaraja në rrezik

 

Zjarret prej 10 ditësh vijojnë edhe në zonën e Vlorës, ku në Karaburun po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat. Banorët e kanë të pamundur të mbrohen të vetëm nga flakët, duke qëndruar gjitha natën në roje. Ndërkohë që era e fortë po e shtyn zjarrin më në jug drejt pyjeve me pisha në Llogora. Nëse zjarri mbërrin atje, dëmi do të jetë i jashtëzakonshëm por edhe rruga nacionale bëhet e pakalueshme. Në ditën e tetë të katastrofës natyrore në Karaburun, ushtria ka ndihmuar me 500 forca emergjencat. Ushtarët janë të pajisur vetëm me nga një lopatë, por ndërhyrja e tyre është e rrezikshme sepse flakët ecin më shpejt se njerëzit. Ndërkohë helikopteri që u përdor për të shuar flakët një ditë më parë, sot nuk është shfaqur ndërsa situata është shumë më e rëndë. Në ditën e tetë të shpërthimit të flakëve në zonë ka shkuar edhe shefi i emergjencave civile, Haki Çako. Kontrolli i lartë i shtetit u pengua që të bënte kontroll pranë emergjencave me arsyetimin se drejtuesi ishte me pushime. Çako u pyet sot edhe për këtë konflikt. Ndërkohë zjarre në pyje ka edhe në Cukal të Vaut të Dejës.

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV