Një obelisk që do ta fisnikëronte Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI

 

Sidomos përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit shumë mjedise publike në qytetin e Tiranës po rimodelohen, po bëhen më të bukur, më të fisnikëruar. Një proces të tillë shumëvlerësh po përjeton sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe shëtitorja “Dëshmorët e Kombit”. Në shumëçka këto dy hapësira urbane kanë vlera arkitekturore, dhe veçanërisht simbolike të veçanta, jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por për gjithë hapësirën shqiptare në Gadishullin Ballkanik dhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në çdo vend të botës.

Para pak ditësh përjetova emocion të veçantë kur pashë një pllakë të bronztë në hyrje të urës së Shëtitores “Dëshmorët e Kombit” (nga ana e Hotel “Dajti”, që përjetësonte ndihmesën e shquar të inxhinier Gjovalin Gjadrit (1898-1974) për ndërtimin e urave në trojet e shqiptarëve. Pllaka është kompozuar me finesë estetike dhe me tekst lakonik, që me pak fjalë e portretizonte këtë inxhinier të talentuar dhe atdhetar të madh, i cili braktisi fitimet e majme dhe jetën e rehatshme në kryeqendra të Perëndimit e të Lindjes si Vjena, Moska etj., për t’i shërbyer me përkushtim popullit shqiptar. Në respektim të traditave shpirtërore të shqiptarëve unë mendoj se kjo pllakë, si dhe pllaka të tilla që do të vihen në të ardhmen, të mos “shtrihen përdhe”, ku edhe mund të shkelen nga hapat e “pakujdesshëm” të kalimtarëve. Pllaka të tilla duhen vënë anash, aty ku mund të tërheqin më mirë shikimet e kalimtarëve, përkëdhelen me sy, por nuk preken nga këmbët e tyre.

Kjo pllakë më solli në kujtesë një nga thëniet arabe më të rëndësishme, sintetezë e historisë së shoqërisë njerëzore: “Boja e shkencëtarëve është po aq e shenjtë sa gjaku i martirëve që bien në beteja për çlirimin e popullit të vet”. Dhe në këtë çast e ndjeva më thellë një boshllëk të madh që ka sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në zemër të Tiranës: një obelisk që do të përjetësonte 127 të rënët në luftën për çlirimin e kryeqytetit të shqiptarëve. Pa analizuar historikun e kësaj mungese do të dëshiroja të shtjelloja disa argumente pse lipset të ngrihet sa më shpejt një obelisk i tillë.

Së pari, popullit shqiptar iu imponua lufta kundër ushtrisë fashiste italiane më 7 prill 1939, afro 6 muaj para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Në përpjesëtim me numrin e popullsisë, shqiptarët mbajtën një peshë të rëndë në këtë luftë të përbotshme. Në vitet e para pas mbarimit të kësaj lufte Republikën Popullore të Shqipërisë e kanë vizituar mjaft personalitete të politikës e të ushtrisë, të shkencës e të artit të ish-Bashkimit Sovjetik si gjeneralë e mareshallë, regjisorë e aktorë të shquar, shkrimtarë e shkencëtarë të njohur përbotërisht etj. Ndonëse ishin në euforinë e rolit vendimtar që luajti ish-Bashkimi Sovjetik në shpartallimin e makinerisë fashisto-naziste të luftërave pushtuese, personalitete të tilla theksonin idenë: “Vetëm dy shtete janë çliruar me forcat e veta: Shqipëria e Vogël dhe Bashkimi i Madh Sovjetik”. Pohimi dhe përsëritja e kësaj ideje i bën nder gjithë popullit shqiptar, veçanërisht atyre që u angazhuan në forma të ndryshme në këtë luftë të përbotshme që shkaktoi më shumë viktima në njerëz dhe vlera materiale se çdo luftë tjetër e mëhershme.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Sikurse gjithë Shqipëria, edhe kryeqyteti, Tirana u çlirua nga shqiptarët. Mjaft fakte provojnë se në këtë luftë çlirimtare, që zgjati 19 ditë e netë (29 tetor – 17 nëntor 1944) të furishme u mobilizuan pothuajse të gjithë banorët atdhetarë e me shpirt liridashës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Por peshën kryesore edhe në luftën për çlirimin e Tiranës e mbajtën formacionet partizane, të kalitura në betejat e shumta në rrjedhën e disa viteve.

Së dyti, shumica e dëshmorëve që ranë në betejën për çlirimin e Tiranës ishin të reja dhe të rinj, nuk e kishin festuar datëlindjen e 25-të.

Dhanë jetën për lirinë e Tiranës, kryeqendrës së shqiptarëve, pa e përjetuar shijen e lirisë. Një obelisk do të ishte një minimum nderimi, jo vetëm për gjakun, por edhe për ëndërrimet e tyre vizionare për një shoqëri shqiptare të lulëzuar, humane dhe dinjitoze. Për më tepër, ëndërrime të tilla ende nuk janë realizuar.

Së treti, një obelisk për dëshmorët që sakrifikuan shumëçka, edhe jetën e tyre në betejë për çlirimin e Tiranës, do të funksiononte si libër i mermertë me fuqi të madhe shoqërizuese për shqiptarët, veçanërisht për të rejat dhe të rinjtë, ndërkohë që erërat përbotëzuese po sfumojnë vlerat kombëtare. Pa iu kundërvënë trysnisë përbotëzuese, ruajtja, afishimi dhe promovimi i vazhdueshëm i vlerave kombëtare është domosdoshmëri veçanërisht për popujt numerikisht të vegjël, si populli

shqiptar.

Shpresojmë që strukturat vendimmarrëse përkatëse ta trajtojnë sa më shpejt këtë çështje dhe të pasurojnë vlerat historike, shpirtërore të Tiranës me obeliskun për të rënët në betejën për çlirimin e saj në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Gjithçka që reflekton ëndrrat rinore për liri, përparim e humanizim të shoqërisë shqiptare lipset nderuar me të gjithë format dhe mundësitë.

Së katërti, mjaft të reja e të rinj që largohen nga Republika e Shqipërisë, emigrojnë në vende të tjerë edhe sepse nuk ndjehen të vlerësuar në vendin e vet.

Një obelisk i tillë, vlerësimi dinjitoz, besoj se do të ndihmojë për të ndalur “hemorragjinë” e emigrimit të të rinjve, hemorragji që po e rrëgjon numerikisht popullin shqiptar që banon në trojet e veta në Ballkan.

Urojmë që ky obelisk të ngrihet sa më shpejt dhe të jetë sa më dinjitoz, sa më i bukur si gjaku dhe ëndrrat rinore të luftëtarëve të rinj të renë për liri!

 

Të fundit

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese,...

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Lajme të tjera

Web TV