Afganët do të vijnë në Shqipëri, Rama dhe Basha “ok”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime me shumë vende, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Diskutimet e pa raportuara më parë me vendet si Kosova dhe Shqipëria nënvizojnë dëshirën e administratës për të mbrojtur afganët e lidhur me SHBA-në nga hakmarrjet talebane, ndërkohë që ata përfundojnë të sigurt procesin e miratimit të vizave të tyre amerikane. Kryeministri Edi Rama pas kësaj kërkesë të Biden për pranimin e bashkëpuntorëve afgan me amërikanët ka vendosur të hapë portën e madhe të Shqipërisë për t’i pranuar. Ende nuk dihet se di do të procedohet por edhe kaq ka mjaftuar që politika shqiptare të bëhet bashkë për t’i pranuar. Rama pranon se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Kryeministri thekson se Shqipëria nuk do të thotë jo në këtë rast. “Është e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje”, ka reaguar në rrjetet sociale kreu i qeverisë Edi Rama. Shefi i qeverisë në interpretimin e tij thekson se ne nuk mund të bëjmë atë që të tjerët në kohëra të ndryshme na e kanë bërë, duke na kthyer shpinën. “Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”, tha kryeministri Rama. Ai ka shprehur vendosmëri për këtë akt jo vetëm se ja kërkon aleati më i madh siç është Amerika, por si mbi të gjitha këta janë njerëz. “Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në flakën e ndezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe :  Young Zerka: 12 vjeç shkova me kamion në Angli

Shqetësimi i Ramës

Në shkrimin e gjatë për këtë çështje, Rama shkruan se ka qenë ai që e ka ngritur këtë shqetësim në Samitin e NATO-s. Në fjalën që ka marrë në Samit ai ka kujtuar kohën e komunizmit që vrau dhe torturoi çdo armik të brendshëm. “Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin”, shkruan Rama.

Iranianët në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek eskperianca që kemi ne me iranianët në Shqipëri. Këta të fundit jetojnë si “në botë më vete”, pasi qëndrojë brenda një gardhi që ata përmbushen dhe plotësojnë çdo nevojë të tyre pa sjellë asnjë shqetësim për vendin dhe shqiptarët. “Por ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkuam ne, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetëra, mes të cilëve plot gra e fëmijë. Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, pyetja ime është: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës? Zero probleme”, shkruan Rama për tju kthyer të gjithëve përgjigje se dhe ardhja e afganëve nuk do të shkaktojë asnjë problem.

Strehimi

Institucionet që do të merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por çdo gjë mbahet sekret. Kur është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, në disa qindra prej tyre, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i kësaj aleance të re me partnerët strategjik përtej Atlantikut. Dy institucione të rëndësishme shoqërore përtej oqeanit i kanë drejtuar qeverisë shqiptare dy kërkesa për strehimin e përkohshëm të intelektualëve afganë, të cilët janë të parët e listave për ekzekutim nga talebanët e Afganistanit dhe rrjedhimisht më të rrezikuarit. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare. Disa vite më parë, qindra muxhahedinë iranianë janë strehuar në Shqipëri, në një kamp në afërsi të Manzës, i njohur si kampi “Ashraf”. Referuar kësaj strategjie për strehimin e muxhahedinëve, i ngjashëm pritet të jetë edhe strehimi i afganëve, të cilët, siç thuhet, do të mbërrijnë shpejt në vendin tonë.

Të fundit

Von der Leyen: Nëse Putin ndal bombardimet, negociatat janë të mundshme

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir...

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin...

Ekzekutimi i efektivit në Fier, reagon drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën, vrasësin e 28 vjeçarit Novruz Cenalia. "Policia e...

U betua në emër të Maqedonisë! Edhe Bullgaria reagon ndaj presidentes Davkova

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje...

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet. Në një prononcim për...

Lajme të tjera

Web TV