Pfizer, bëhet vaksina e parë që merr licensë të përhershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech për përdorim tek personat mbi moshën 16 vjeç, miratimi i parë përfundimtar për një vaksinë të tillë.

Vaksina ishte autorizuar për përdorim urgjent që nga dhjetori dhe më shumë se 204 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë bërë atë. Por asnjë nga tre vaksinat e autorizuara për COVID-19 nuk kishte marrë deri tani miratimin e plotë të FDA-së.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive. Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

“Megjithëse miliona njerëz e kanë marrë tashmë në mënyrë të sigurt vaksinën për COVID-19, duhet ta pranojmë se për disa, miratimi përfundimtar nga FDA tani mund të nxisë më shumë besim për t’u vaksinuar,” tha Janet Ëoodcock, drejtuesja në detyrë e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi./VOA

 

Të fundit

Rama pret në kryeministri një grup studentësh nga Universiteti i Stanfordit

Kjo e premte ka qenë një ditë ndryshe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka pritur në një takim...

“Më ndodh edhe mua…”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me babain, Rudina shpërthen në lot

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe...

Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese,...

Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka temtuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë. Me një flamur kombëtar në...

Ngjela: Fletë-arresti për Metën është gati në tryezën e SPAK

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm, duke e ndalur theksin tek situata brenda opozitës, raporti i...

Lajme të tjera

Web TV