Vera e nxehtë, ja ushqimet që mbajnë trupin në formë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shmangia e disa ushqimeve është shumë e rëndësishme gjatë sezonit veror, pasi ndikojnë keq në organizmin tonë, si dhe mund të bëhen shkaktare për infeksione. “Fjala” rendit disa prej tyre, ashtu sikurse edhe ushqimet që konsiderohen të lehta, të shijshme dhe të pasura në vlera ushqyese. 

Dietologët rekomandojnë moskonsumimin e ushqimeve pikante, dhe të atyre që nuk janë vegjetariane. Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit, duke qenë se rritet norma e metabolizmit. Vera nuk është koha më e mirë për të konsumuar mish. Nëse konsumoni mish, do të dërsisni më shumë dhe do të keni probleme me tretjen. Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një process që quhet “thermogenesis”. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin.

Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimet e gatshme apo “fast food”-et, që janë të pasura me yndyrna dhe vaj. Gjithashtu, nuk duhet të konsumoni salsa, sepse s’bëjnë gjë tjetër veçse ndikojnë në peshë. Duhet të tregoni një kujdes shumë të madh edhe ndaj ushqimeve të mbetura nga vaktet e kaluara. Sapo mbarohet ushqimi, pjesën që ngelet duhet ta ruani në ambient të ftohtë ose të ngrohtë, në varësi të llojit. Ushqimi i lënë jashtë mund të kthehet në një problem; nëse lihet jashtë për më shumë se katër orë, duhet hedhur menjëherë në kosh të plehrave. Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkooli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është se alkooli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkooli nxit dërsitjen, urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin. Në të njëjtën mënyrë si alkooli, mango nxit urinimin dhe dërsitjen, ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Për të njëjtat arsye, rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares.

Gjatë stinës së verës duhet zgjedhur me kujdes llojet e ushqimeve që konsumoni. Nutricionistët rekomandojnë ushqim sa më të lehtë dhe pa yndyrë, pasi vetëm kështu mund të përballohen temperaturat e larta. Dieta ushqimore duhet të jetë e kufizuar në proteina, pasi ato rrisin nxehtësinë që çlirohet nga trupi gjatë tretjes dhe vështirësojnë përballjen me temperaturat e larta. Për këtë rekomandohet zëvendësimi i proteinave shtazore me ato bimore. Të hash më pak gjatë verës vjen natyrshëm dhe, madje, pa u ndierë të privuar. Fibrat bimore ndihmojnë në uljen në peshë, sepse na “kënaqin stomakun”, duke dhënë ndjesinë e ngopjes më gjatë. Ato ndihmojnë edhe në metabolizëm, duke parandaluar nepsin për ushqime kalorike. Frutat dhe perimet e verës kanë veti për të cilat mund të mos jeni në dijeni. Për shembull, fitokimikatet dhe antioksidantët që ndodhen në disa fruta, sidomos me ngjyrë të kuqe dhe vishnje, luajnë rol të rëndësishëm kundër plakjes, kancerit dhe hemorragjisë cerebrale. Ato përmirësojnë tensionin arterial dhe mbrojnë zemrën tonë. Përveç kësaj, ndihmojnë në ngushtimin e rripit të mesit, pasi janë aleatë shumë të rëndësishëm në përpjekjen për të rënë nga pesha.

Dieta verore duhet me patjetër të përmbajë domate dhe speca të kuq për vitaminën A, vitaminën C dhe likopen – një antioksidant i rrallë. Këto ushqime hyjnë në familjen e frutave, edhe pse ne i njohim si zarzavate. Domatet dhe specat janë ushqime nga më të pasurat në vitaminë C. Kjo e fundit luan rol kyç në mbrojtjen e lëkurës tonë, pasi është përbërës kryesor në formimin e kolagjenit. Një domate ka vetëm 35 kalori, ndërkohë që ju ofron 40% të nevojës ditore të vitaminës C dhe 20% të vitaminës A. Konsumi i shpeshtë i saj parandalon kancerin e prostatës, të tumoreve të aparatit tretës, si dhe pengon oksidimin e kolesterolit të keq, duke mbrojtur në këtë mënyrë zemrën tonë. Për të marrë maksimumin e domateve, bëjini salcë dhe shtojini pak vaj ulliri dhe rigon. Vetëm me gjysmë kupe specat e kuq ofrojnë 240% të nevojës ditore për vitaminën C. Ushqimi më i rëndësishëm për të gjithë duhanpirësit të cilët kanë nevoja të rritura për vitaminë C, pasi pirja e duhanit e ul nivelin e kësaj vitamine në organizëm. Asgjë nuk është me verore sesa ylberi i frutave të pyllit.

Lexo edhe :  Të rritesh si fëmijë i vetmuar ka disa pasoja: Ja cilat janë më të zakonshmet

Boronicat kanë forcën më të madhe kundër plakjes. Ato, si dhe të gjitha frutat e tjera të kësaj familjeje, përmbajnë substanca të cilat çaktivizojnë substanca kancerogjene të caktuara, si dhe ngadalësojnë riprodhimin e qelizave kanceroze. Boronicat ndihmojnë edhe në forcimin e memories, kurse thanat janë ilaç i mrekullueshëm në trajtimin e infeksioneve të kanaleve urinare. Frutat e pyllit shijohen shumë siç janë, por mund të konsumohen edhe në forma të tjera, si p.sh. në salsa të ndryshme të cilat u japin një vlerë të veçantë sallatave apo pjatave kryesore. Kosi me pilaf, ky kombinim tradicional shqiptar, është i shkëlqyer për darkat e verës. Orizi është një ushqim i lehtë dhe shumë miqësor për aparatin tonë tretës; jep energji duke mos e rënduar procesin e tretjes. Në kombinim me kosin realizohet një vakt i kompletuar në proteina dhe 30% të nevojave ditore për kalcium. Nëse orizi është integral, pjata juaj merr edhe më shumë vlera. Fasulet rekomandohen për shkak se vetëm një kupë na jep njësoj proteina si 120 gr mish.

Njëkohësisht fasulet na pasurojnë me fibra të bollshme dhe minerale të domosdoshme, si hekuri. Një pjatë fasule, peshk ton dhe misra do të përbënte një zgjedhje optimale për një drekë vere, të shoqëruar me sallatë greke dhe dy feta buke të zezë. Në këtë mënyrë kontrollohen kaloritë, duke përmbushur të gjitha kërkesat e organizmit. Borziloku është erëza që siguron funksion optimal të metabolizmit, pa përjashtuar këtu të gjitha erëzat, si rozmarina, rigoni, nenexhiku dhe sherebela. Spageti me “pesto genoveze” dhe “kocë me salsë kopre” mund të jenë zgjedhje të shkëlqyera për drekën, të shoqëruara gjithmonë me një sallatë të bollshme. Erëzat gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të bëni çajra të ftohtë, duke i kombinuar vetëm me ujë natyral ose të gazuar, limon dhe akull.

Duhet të kini parasysh se nuk duhet të konsumoni më shumë se një akullore në dy ditë. Akullorja mund të jetë një ushqim sa i ushqyeshëm, aq dhe i dëmshëm. Kjo për faktin se gjithçka varet nga lënda e parë që përdoret, e cilat mund të jetë nga cilësia më e lartë deri në cilësinë më të ulët, përmendim këtu ngjyrosësit, konservantët, shurupet, esencat artificiale, yndyrat e ngopura dhe sherbetin e misrit shumë të pasur në fruktozë. Një akullore mund të përmbajë nga 300 deri në 1000 kalori pikërisht në varësi të përbërësve.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV