“‘Barazoi Dua Lipën me Bregovic!”/ Rama reagon sërish: Histeri fashiste që vetëm e turpëron shqiptarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat për këngëtarin Goran Bregoviç i cili zhvilloi një koncert në Festën e Birrës Korça.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale thotë se: Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Rama shton se unë nuk kam barazuar hi çfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë.

Postimi i plotë i Ramës:

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hi çfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!/Gazeta Shqip

Të fundit

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Lajme të tjera

Web TV