Horoskopi ditor, 29 gusht 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe rreziku është i madh që nuk do të jeni në gjendje që të vendosni e të përfundoni duke mos bërë asgjë. Mos e lejoni këtë, identifikoni prioritetin numër një dhe përkushtojuni 100 përqind.

Demi

Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë është e nevojshme që të përqendroheni për t’i dhënë drejtim çështjeve të caktuara. Hëna e re do t’ju sjellë nesër një surprizë tejet të këndshme.

Binjakët

Sa mirë e njihni dikë? E njihni aq shumë sa t’i besoni paratë tuaja? Apo jetën tuaj? Nëse besimi nuk është aq i madh, atëherë bëni mirë që të qëndroni në kontroll të gjërave. Vetëm sepse dëshironi që t’i besoni, nuk do të thotë se mund ta bëni.

Gaforrja

Aty ku ka konfuzion, ka gjithashtu oportunitet dhe me hënën e re këtë të diel 29 duhet të jeni të përgatitur për të kapur momentin e duhur. Gjeni mënyra për ta kthyer kaosin në favorin tuaj.

Luani

Nëse mbani një këndvështrim të kundër, apo veproni ndryshe vetëm për argëtim, rezultatet do të jenë tepër negative. Mbani në mendje se ndonëse ndonjëherë mund të jetë argëtuese të jesh ndryshe, herë të tjera mund t’ju kushtojë.

Virgjëresha

Teksa Mërkuri zhvendoset në shenjën tuaj nesër, do të dini pa pikën e dyshimit se çfarë duhet të bëni dhe do ta bëni nesër me hënën e re. Kjo është me gjasë një ndër periudhat më të mira të vitit për ju, mos e shpërdoroni.

Peshorja

Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet dhe sa më parë ta pranoni aq më mirë do të jetë. Përgjatë ditëve në vijim do të keni mundësinë që ta lini të shkojë diçka nga e shkuara dhe duhet ta bëni. Kur kjo të ndodhë, një fillim i ri do të jetë i mundur.

Lexo edhe :  Mariana Kondi eleminohet nga Ferma Vip pasi humbi sfidën me Xhesikën

Akrepi

Sa më shumë të tjerët t’ju thonë sa të mrekullueshëm jeni, aq më shumë do të dyshoni se ka diçka që nuk shkon. Por në këtë rast, duket se janë të sinqertë, ata vërtetë ndihen me fat që ju njohin. Dhe në fakt, kanë të drejtë.

Shigjetari

Për shkak të natyrës të dashur, ndonjëherë mund të krijoni përshtypjen e një njeriu sipërfaqësor. Në fakt jeni person serioz dhe ajo që do të ndodhë përgjatë ditëve në vijim do ta provojë më së miri këtë. Mos u shqetësoni për atë që mund të thonë të tjerët, bëni atë që mendoni se është e drejtë.

Bricjapi

Dikush ka përfituar nga natyra juaj mirëbesuese dhe është me idenë që nuk do të reagoni. Sa gabim e kanë. Nuk jeni me humor për të lejuar të tjerët që t’ju bëjnë për budalla dhe brenda fundit të javës do ta keni marrë hakmarrjen tuaj.

Ujori

Mund të mos jeni njeri që i merrni lehtësisht për bazë këshillat e të tjerëve, megjithatë nëse dikush me pozicion më të lartë se ju, do t’ju thotë se keni bërë diçka gabim përgjatë javëve të fundit, bëni mirë ta dëgjoni. Eksperienca e tyre mund t’ju shërbejë për mirë.

Peshqit

Gjithçka po ndodh tani dhe pjesa më e madhe duket se po ju ndodh juve. Është koha të merrni disa vendime të rëndësishme dhe koha për t’u menduar ka mbaruar. Mos u zhysni në panik zgjidhjen e keni brenda vetes.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Lajme të tjera

Web TV