Rama: Detyra jonë të konfirmohemi sërish në qeverisje pas 4 vjetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se detyra e socialistëve në këtë mandat qeverisës është rikonfirmimi pas katër vitesh sërish në qeverisje. Në mbledhjen e Asaamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama vuri piketat për të fituar edhe një mandat të katër, pas katër viteve. “Nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan, të kemi nderin të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të konfirmohemi përsëri pas 4 vjetësh”, tha Rama. Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme Socialiste, Rama apeloi për të qëndruar me këmbë në tokë dhe për të kapërcyer vetveten për të sjellë drejtësi e mirëqenie, ndërsa pranoi se fitorja e këtij mandati është më e vështira, që e ka trazuar më shumë. “Nuk kam qenë asnjëherë i trazuar pas një fitoreje sa këtë herë. Është momenti të ulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë larg në horizont. Është koha të gjejmë fuqi të reja për të parë veten individualisht, skuadrën tonë si kolektiv dhe fitoren me sy kritik. Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i vetvetes për të ngjitur më lart Shqipërinë. Të gjejmë vullnetin për të ngulmuar e korrigjuar gjithçka që kemi konstatuar e konstatojmë se nuk shkon. PS duhet të bëhet një parti që jeton me aspiratën për të sjellë drejtësi e mirëqënie dhe një ngrehinë me mijëra dyer organizatash ku shkohet për një punë në shtet ku dilet duke përplasur derën që nuk të dhanë një punë në shtet”, tha ai. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një historik të shkurtër të opozitarizmit ardhjes në pushtet të PS, ku tha se u ngrit nga një forcë politike pa disiplinë dhe orientim për t’u rikthyer si alternativë qeverisëse. “Një forcë politike pa disiplinë e orientim. U ngritëm me vështirësi për t’u rikthyer si alternativë e re qeverisëse. Nuk ia dolëm dot që në provën parë. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur, por ajo që duhet kujtuar dhe na ktheu pas 8 vjetësh dhe qindra peripecish në opozitë ishte këmbëngulja për t’ia dalë, forcuar e përmirësuar. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme të ndërtojmë një skuadër duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja. Fituam mandatin e parë 8 vjet të shkuara, u konfirmuan në të dytin dhe si kurrë më parë u konfirmuan për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur, thjesht fakti që jemi të parët që arrijmë flet vetë për veçorinë e kësaj fitoreje, por kjo është fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar”, tha shefi i qeverisë.

Lexo edhe :  Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Opozita

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare se kundërshtari më i rrezikshëm i Partisë Socialiste është vetë Partia Socialiste. “Rreziku vjen nga mendimi se nuk na mund kush sa të kemi atë krijesë amorfe me dhëmballë të prishur që quhet Partia Demokratike. Rreziku vjen nga mendimi se ata të mblidhen, të rimblidhen, të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë. Por, PS-ja ka kundërshtar shumë më të rrezikshëm sesa ata: jemi ne. Ne mund ta bëjmë që PS-ja, nga një zgjedhje e qartë e shqiptarëve, të kthehet në zhgënjimin e tyre. Nëse PS-ja bëhet zhgënjimi i tyre, PS-ja do të jetë relikte, njësoj si simotrat e veta. Dhe sfida e sfidave e mandatit të tretë është ajo mes nesh dhe vetvetes, si individë dhe si familje politike”, tha Rama. Kryeministri ju ka kujtuar deputetëve por edhe ministrave të bëjnë kujdes në mandtin e tretë, pasi populli ju ka besuar qëverisjen. “Duke na dhënë mandatin e tretë, zgjedhësit tanë na kanë falur jo pak mërzira. Por, larg qoftë të na gënjejë mendja se ata i kanë harruar ata që na kanë falur. Ia kanë falur të gjithëve, por sipas nivelit, duke nisur që nga unë, ata rreth meje dhe ata pak më poshtë. Por, nuk i kanë harruar. Na kanë dhënë kredi dhe na kanë thënë që t’i shlyejmë me interesa. Prandaj dua t’ju lutem: mos luani me nervat e njerëzve”, shtoi kryeministri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV