“Jack the Ripper” vrasësi serial që tronditi Londrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jack the Ripper” është vrasësi serial, fajtor për vrasjen e 5 prostitutave, të cilave u priste fytin dhe më pas u shkaktonte gjymtime të mëdha. Njëra nga mushkëritë e viktimave i dërgohej Policisë së bashku me një letër anonime.
Mary Ann Nichols u gjet më 31 gusht, Annie Chapman mw 8 shtator, Elizabeth Stride më 30 shtator, Catherine Eddowes më 30 shtator dhe Mary Jane Kelly më 9 nëntor janë viktimat e Jack the Ripper. Përpjeket e shumta për ta kapur dështuan dhe shigjetat e kritikave u drejtuan natyrshëm drejtuesit të Scotland Yard, Sir Charles Warren, i cili u detyrua të japë dorëheqjen.

Emrat më të dyshuar pas vrasësit ishin Montague Druitt, një mësues i fiksuar me kirurgjinë dhe me probleme të shëndetit mendor; piktori Walter Sickert, fizikanti Sir William Gull dhe Aaron Kosminski, një emigrant polak i njohur për urrejtjen ndaj grave (kryesisht prostitutave). Krimi ngeli mister deri sa shkenca më në fund arriti të shpërndajë çdo mit, hamendësim dhe histori imagjinare.

Bazuar në testet e ADN-së, shkencëtarët zbuluan se njeriu që vrau të paktën pesë prostituta me një egërsi të jashtëzakonshme ishte emigranti polak Aaron Kosminski.
Në veçanti, ekzaminimi i një shalli të gjetur pranë trupit të njërës prej viktimave, Catherine Eddowes.

Analizat se ADN treguan se ato korrespondojnë 100% dhe se emigranti polak ishte fajtor për kryerjen e krimeve të tmerrshme. Kështu, u konfirmua versioni kryesor i Scotland Yard, i cili në 1888 e konsideroi Aaron Kosminsky të dyshuarin kryesor në çështjen e një serie vrasjesh brutale të prostitutave londineze. Berberi imigrant më pas u shpëtua nga burgu nga përkatësia e tij fetare. Kosminsky u identifikua nga një prej dëshmitarëve, por më vonë vendosi të tërhiqte dëshminë e tij. Mbi të gjitha, i dyshuari, ashtu si dëshmitari okular i krimit, ishte një hebre.

Lexo edhe :  Psikoanalisti i famshëm tregon gabimin që gratë bëjnë në një marrëdhënie romantike

Pasi çështja u prish, policia u detyrua të lirojë Kosminsky, megjithëse ai nuk qëndroi i lirë për një kohë të gjatë. Në 1891, përfundoi në një spital për të sëmurët mendorë, pasi u përpoq të vriste motrën e tij. Pasi Kosminsky u izolua, sulmet ndaj prostitutave në Londër pushuan.

Të fundit

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV