Kallashnikov dhe pistoleta, arrestohen 7 persona për armë dhe drogë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në pranga 7 persona të Tiranë për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri.

Ndalimi i tyre është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriale si dhe provave të sekuestruara rezulton se në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjatë ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, operacioni policor i koduar “Kryezi”.

Operacioni nga Komisariati I Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga 7 persona, ndërmjet tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkëautor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municon luftarak dhe 11 telefona celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke dhe atë të armëmmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polcisië Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.

Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi I shtetasve:

Lexo edhe :  'Duan vetëm të dalin në ekran'/ Ilda Bejleri thumbon moderatoret e sportit

•L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .

•D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

•E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,

•A. , 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

•K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,

•G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

•Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriake si dhe provave të sekuestruara rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim poo në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV