Vrasja e paralajmëruar në Fier/ Burri vret ish-bashkëshorten me automatik, kapet pas 3 orë ndjekjeje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtator të 2020-ës u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët. Por mbrëmjen e këtij 10 shtatori, nga arma automatike dolën plumba që i morën jetën nënës së vajzës së tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeç.

Ishte ora 22:50 kur Elton Metaj i shkoi sërish në shtëpi në fshatin Zhupan. Xhelozia, apo fakti që nuk e linte të takonte të bijën, e çuan sërish të nervozuar Elton Metajn në derën e shtëpisë së vjehrrit të tij.

Veçse këtë herë, me vete mbante dhe mllefin që më shtator të 2020-ës, u fut në burg për hir të këtij konflikti. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, më 20 korrik të këtij viti, por duket se orët në izolim i ka kaluar duke menduar për hakmarrje.

Pas 3 orësh ndjekje, policia mundi ta vë në pranga 31-vjeçarin në një zonë të pyllësuzar në fshatin e tij, Peshtan, me armën e krimit në duar, ndërsa u sekuestua dhe motorin me të cilin u largua nga banesa e ish-vjehrrit.

Në 8 vite martesë çifti kishin një vajzë të mitur për hir të së cilës viktima ka duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Ndaj sipas autoririteteve, Elton Metaj, ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  Dhe në fakt, nëse drejtësia do të kishte vepruar me forcën e ligjit përballë një njeriu që rrezikon jetën e tjetrit, pikëpyetja e madhe që ngrihet, është nëse edhe jeta e Sabrinës mund të ishte shpëtuar.

Lexo edhe :  Zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS, kryeministri Rama voton nga Surreli

Që çifti, tashmë i dovorcuar, kishin probleme, e pohonin edhe një vit më parë prindërit e Elton Metajt që në një intervistë për Report Tv thanë se djali kërkonte të shihte vajzën e tij të vogël, që në atë kohë, ende pa u ndarë, 23-vjeçarja e mori me vete dhe u largua te prindërit. Ndërsa nuk mungonin dhe akuzat për tradhti, duke thënë se djali e kishte kapur të renë të bisedonte me një tjetër në telefon.

1631337954_autoky11631310095.jpg

Të fundit

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët...

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku...

Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Lajme të tjera

Web TV