Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky takim po mbahet i mbyllur për mediat, të cilat u lejuan të marrin vetëm disa foto në fillim të takimit.
Presidentja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turit të saj Ballkanik.
Pas Osmanit, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin Albin Kurti me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët.