Pas 2 vitesh pandemi, shkollat i kthehen normalitetit! Nga nesër, nxënësit mësim pa turne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 2 viteve pandemi dhe nën pushtetin e protokolleve të mbrojtjes nga COVID, mësimdhënia në arsimin e detyrueshëm i kthehet normalitetit. Nga nesër, nxënësit do të zhvillojnë mësim pa turne dhe me orë të plota, 45 minutëshe.

Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe u bë publik nga ministrja Evis Kushi dy ditë më parë, pasi u analizua situata e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve.

Kujtojmë që në javën e parë të mësimit me turne dhe orë mësimi 25 minuta, u bë prezent revolta e prindërve që kundërshtuan këtë sistemi mësimdhënie. Prindërit argumentuan se orët e reduktuara kanë ndikuar negativisht në formimin e nxënësve dhe nisën firmosjen e peticioneve kundër. Vetëm në 3 ditë nga kjo nismë ndryshoi edhe vendimin për mësimin në shkollat publike.

Duhet theksuar se pavarësisht kthimit me kohëzgjatje normale në banka, masat anti-COVID duhet të zbatohen normalisht.

Vaksinimi për mësuesit është i detyruar, ndërsa Ministrja Kushi ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon. Për të gjithë ata mësues që do të refuzojnë vaksinimin, alternativa tjetër është që të paraqesin një test COVID çdo javë, për të vërtetuar se nuk janë infektuar.

Të fundit

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse)...

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV