Veliaj pret në Tiranë kampionin Florian Marku: Na gëzove në një moment të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri Florian Marku që pak ditë më parë fitoi titullin IBF në Londër duke bërë krenarë shqiptarët është mirëpritur sot në bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj. Ky i fundit e falenderoi për emocionet e dhuruara, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshme një ndeshje boksi prestigjioze do organizohet në Tiranë.

“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia. E kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë.

Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet,”- tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.

Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant,”- pohoi boksieri shqiptar.

Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF. Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Florian Marku ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV