Arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën Etjon Joka, akuzohet se bleu vota për zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etjon Joka, ish kandidati i LSI për deputet për Tiranën është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur masën arrest me burg për Jokën në mungesë, ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe arrestimin e tij. Ai u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV