test

“Kryeministri person që sheh punën, jo gunën”/ Ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj zbulon si e mësoi postin e ri : U njoftova “live”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj në një intervistë ka treguar sesi është njoftuar për postin e ri si ministre e Ekonomisë nga drejtoreshë e Tatimeve që ishte.

Ajo është shprehur se lajmin e ka marrë “live”, teksa u shpreh se nuk e priste që të merrte këtë post.

“Në fakt nuk e prisja. Isha e përqendruar në punën time dhe në të gjitha punët që kam bërë pasi dhe përpara se të isha drejtoreshë në Tatime , kam drejtuar INSTAT-in që është një tjetër institucion shumë  i rëndësishëm. Kam qenë e përqëndruar në punën time dhe nuk kam parë punë tjetër. Siç thashë, kisha vetëm dy vite e pak që isha në atë institucion dhe kisha ndërtuar ëndrrat e mia brenda atij institucioni me qëllim që të realizoja objektivat deri në fund, por jeta është me sfida. Sfidat në këtë rast janë të bukura, të rëndësishme.” u shpreh Ibrahimaj.

“Unë jam njoftuar live, por sigurisht që kryeministri bën zgjedhjet e tij dhe është i bindur në zgjedhjet e tij dhe patjetër që unë e mirëprita lajmin”. Kryeministri është një person i cili sheh punën dhe jo gunën, sic thotë edhe populli. Pra, unë besoj që kam qënë zgjedhje e tij për këtë institucion të rëndësishëm për shkak të punës që kam kryer në institucionet që kam drejtuar më parë.” tha ajo ndër të tjera për “Kjo javë”.

Të fundit

Koncerti në Gjermani/ Elvana Gjata ka një mesazh për veten e saj

Elvana Gjata pak ditë më parë mbajti një koncert në Gjermani ku u mirëprit dhe duartrokit nga fansat e...

Berisha zbulon ‘komplotin’ transnacional kundër tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka qëndruar versionit të tij për një komplot transnacional shqiptaro-britanik kundër tij, pasi Komisioni i Apelimit në Britaninë e Madhe,...

‘Basha është zhgënjimi më i madh’/ Analisti: Nuk arrin të kuptojë marrëveshjen e 2008-ës

Ben Andoni theksoi në Studio Live se Lulzim Basha mbetet zhgënjimi më i madh në politikanë shqiptare këto 30 vite. Ai shtoi për Arbër Hitajn...

Misteri i zhdukjes së turistëve në ishujt grekë, çfarë dyshon policia

Operacionet e kërkimit për gjetjen e tre turistëve të zhdukur në dy ishuj grekë janë intensifikuar pasi policia njoftoi se dy pushues ishin gjetur...

Zbuloni çfarë ju ndodh nëse laheni në det menjëherë pasi keni ngrënë

A ka njeri që mund të harrojë padurimin që kishim të gjithë si fëmijë kur prisnim të kalonin tre orë të tëra pasi të...

Lajme të tjera

Web TV