Politikanët e Britanisë homazhe për vrasjen makabre të deputetit Amess (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të afërmit e deputetit konservator Sir David Amess iu bashkuan sot kryeministrit dhe qindra banorëve lokalë për të bërë homazhe për vdekjen e politikanit veteran që i kishte kushtuar rreth 40 vjet komunitetit të tij.

Një rrjedhë e gjatë njerëzish vendosin lule jashtë kishës ‘Belfairs Methodist Church’ në Leigh-on-Sea, në lindje të Anglisë teksa të tjerë kujtonin të përlotur punën që Sir David kishte bërë në komunitetin ku gjeti vdekjen.

Dje pasdite komuniteti i zgjedhësve të të ndjerit pa me tmerr sesi nje njeri i vetmuar i aramtosur me thikë, sulmoi duke goditur për vdekje më shumë se dhjetë herë deputetin e vjetër. Në takime të tilla në sallat e kishave, deputetët britanikë presin shpesh komunitetet e huaja apo ato të integruara për të dëgjuar problemet e tyre.

Sulmuesi ishte një britanik me origjinë somaleze që jetonte në qytet dhe u arrestua pa rezistencë pas ngjarjes. Ai ishte referuar me parë për programe sociale deradikalizimi. Policia shpalli incidentin sulm terrorist.

Familja e vrasesit ka ardhur nga Somalia në Britani në vitet 1990-të.

Kryeministri Boris Johnson dhe Sir Keir Starmer ishin sot në Leigh-on-Sea për homazhe, ku ministrja e brendshme  Priti Patel tha se duhet ndërtuar një ekuilibër mes sigurisë së parlametanrëve dhe aksesit të tyre te publiku.

Patel shtoi se politikanët  ‘nuk mudn të tremben’ nga terroristët teksa debati për sigurinë e deputetëve intensifikohet në vend.

“Ne do të vijojmë absolutisht të qëndrojmë me parimet tona për t’i shërbyer zgjedhësve në mënyrë të hapur. Por pranojmë se ka probleme sigurie dhe masa mbrojtjeje që duhe të ndërmarrim”, tha Patel.

Të fundit

Bixhozi “fundos” Bruno Mars, 50 milionë dollarë borxh në kazino

Gati 50 milionë dollarë borxh i ka kantautori i njohur Bruno Mars kazinosë MGM Grand në Las Vegas, borxh...

Festë e madhe sot në Tiranë/Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha...

Pjesëmarrja në seancat plenare, Apeli i GJKKO shtyn kërkesën e Berishës

Apeli i Gjykatës së Posaçme shtyu shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Në...

Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë, por investitorët realë nuk na duan

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik. Edhe për 9 mujorin 2023, kur janë...

19 mars 1721 Klementi XI, vdes në Romë Papa me origjinë arbërore

Më 19 mars të vitit 1721, vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721. Papa Klementi XI ishte papa i 243 i...

Lajme të tjera

Web TV